Dëshmi

March 15, 2019 | 8:43

Ato bëhen mike në spital: 4 vjet më vonë takohen për një set fotografish

Ka histori që japin shpresë, ndihmojnë të besojmë në jetë dhe na bëjnë të mendojmë se në fund çdo gjë është e mundur. Mrekullitë ndonjëherë ndodhin, madje më shumë se një në një kohë, si në rastin e katër vajzave që e gjetën veten në të njëjtin vend dy vjet më parë, për të njëjtën arsye. Vendi ishte një spital, arsyeja ishte për të luftuar kundër kancerit. Shansi apo fati i bëri ato së bashku dhe ja se si shkoi.

McKinley, Chloe, Ava dhe Lauren ishin të gjitha rreth 4 ose 5 vjeç kur u takuan në repartin e onkologjisë të Spitalit të fëmijëve Johns Hopkins në Shën Petersburg, Florida. Ava, Lauren dhe McKinley ishin goditur nga një leuçemi limfoblastike akute, Chloe nga një formë e rrallë e kancerit të mushkërive.

Katër luftëtaret e vogla me kokën tullac u lidhën menjëherë, duke pasur të përbashkët situatën, ndjenjat dhe frikën. Ato i dhanë njëra-tjetrës zemër, ngushëllim dhe guxim, dhe ditë pas dite u bënë mikesha të mira.

Për një fëmijë të asaj moshe është e vështirë dhe e trishtueshme të përjetosh një dramë të tillë, por, duke qenë së bashku, gjithçka është bërë më e lehtë dhe më e durueshme. Duke ditur se nuk janë vetëm, duke parë “motra” të tjera me pamjen e tyre të çuditshme, secila prej tyre ndihet pak më normale dhe e sigurt për atë që do të ndodhte.

Ashtu si të voglat, edhe nënat e tyre formuan shumë shpejt një marrëdhënie të fortë, duke qenë në gjendje që të besonin tek gratë e tjera që jetonin çdo ditë frikë dhe ankth për vajzat e tyre. Pas dy vitesh trajtimi, vajzat fituan betejën e tyre, u shëruan të katërta dhe u larguan nga spitali.

Për të festuar lajmin e mrekullueshëm dhe miqësinë e tyre, McKinley, Chloe, Ava dhe Lauren vendosën të takoheshin në vendin ku u njohën, në vendin ku ato kishin rilindur, së bashku me të gjithë stafin mjekësor dhe infermierët që i ndihmuan ato gjatë muajve të vështirë dhe që u shpëtuan jetën. Duke parë fotot e tyre në fillim të udhëtimit dhe tani, zemra të mbushet me gëzim dhe emocion. Tani katër mikeshat janë gati të fillojnë përsëri shkollën dhe mbi të gjitha jetët e tyre.

Kjo histori e bukur tregon se si dashuria e njerëzve mund t’i ndihmojë ata të përballen dhe të kapërcejnë çdo sfidë.

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top