Marrëdhënie

March 22, 2017 | 21:23

Aurela Gaçe dedikim të ndjerë për dashurinë e zemrës, “supi ku mbështes kokën”

Këngëtarja e njohur, rebelja e skenës që bën mrekulli me zërin e saj, ka postuar në rrjetin social Instagram, një dedikim dashurie për dashurinë e jetës së saj, Skerdin. Ja se si i shpreh emocionet e saj artistja, për babanë e veçantë me të cilin ka dy vajza po kaq të mrekullueshme.

aurela

“Rrallë e shpreh atë që ndjej për ty në publik. Nuk besoj se të flasësh publikisht, tregon se e do më shumë njeriun me të cilin ndan ditët e jetës tënde, por sot dua të flas. Shumë pak e dinë se çfarë mbështetjeje je ti për mua. Të gjithë më shohin si një njeri të fortë dhe mendojnë se s’kam nevojë për një sup ku të mbështetem. Unë e çdo artist ka nevojë për një njeri vizionar, që të shohë e të besojë në atë që je. Do të thotë dikush: Po ti je vetë. Mirë, dakord, por askush nuk e di rraskapitjen e mundimin që më është dashur të përballoj e vetme për 20 vjet. Prindërit e dinë mirë çfarë kalon fëmija dhe mundohen me shpirt. Por jo gjithmonë munden nëse nuk janë brenda këtij profesioni. Mund të të ndihmojnë shpirtërisht, sigurisht, edhe mua kjo gjë s’më ka munguar. Por më është dashur të bëj çdo gjë vetë pas skene edhe kur s’kuptoja si bëhej. Më është dashur të bëhem çdo gjë në mbas skene, menaxhere, producente (mblidh të ardhura e vetëm harxho në atë që duhet për skenën). Po, unë e shumë artistë të brezit tim, as nuk e dinim se çdo të thotë menaxhim i aftësive të tua. Unë sot jam më e fortë sepse të kam ty që më sheh në sy e dashuron atë që unë jam. Unë s’kam pasur kurrë nevojë për një burrë që të më mbante me të ardhura, sepse punoja vetë. Unë nuk do të pranoja kurrë të jetoja as 1 orë të jetës time me dikë që dot do të më bënte të ndihesha më pak se çfarë besoj për veten. Dhe… Unë nuk do të mundesha të bëj çfarë jam duke bërë, të jem live në këto përmasa, të luftoj në këtë treg ku playback-u të mbyt, e unë të arrij të jem në skenë me staf të vërtetë, të isha live çdo javë në skenë në Tiranë, kjo u bë e po bëhet sepse unë nuk kam nevojë të mendoj për gjëra që s’më takojnë mua.

Ti mua më jep mundësinë që unë të mendoj e të jem 100% në skenë vetëm të jap atë që më fali Zoti. Përveç dashurisë që kam për ty, përveç asaj që më ke bërë të ndjej si qenie njerëzore, unë dua të të tregoj se kam në krahë njeriun që kupton qenien time në skenë e më ndihmon në çdo hap të realizoj gjëra që në realitetin tonë unë i besoja të pamundura. Unë sot të falënderoj për gjithçka o babi i dy vajzave tona mrekulli. Faleminderit Zot për këtë sup ku mbështes kokën”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top