Lifestyle

June 9, 2016 | 8:45

Aurela Gaçe “duet” me vajzën (VIDEO)

Këngëtarja Aurela Gaçe është përpjekur që ta mbajë larg vëmendjes së medies vajzën e saj Grace. Por, këtë surprizë emocionuese të së bijës ajo ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj.

“Më në fund ju prezantoj vajzën dritën e syve të mi e të Skerdit. Sot unë kam ndjerë një emocion dhe lumturi që nuk përshkruhet. Sot ajo me shokët e shoqet e kopshtit kishin festën. Nuk e dija çfarë kishin pregatitur për mua mësuese Alda dhe profesori i muzikës, Romeo. Grace mori mikrofonin e nga goja e saj e vogël dilte kënga të cilën unë e kam kënduar kur isha vetë fëmijë. Më vinte të qaja nga gëzimi .

Një mik i imi @ermal.peci bëri këtë miks mes meje si fëmijë e tani fëmijes tim 4 vjeç e gjysëm që këndon “duet ” me mamin ❤. Nuk mund të rrija pa e ndarë me ju këtë që ndjeva. Mendoj dhe besoj se këtë moment do ta kem unë e ajo në memorje si moment të shtrenjtë. Nuk doja ta prezantoja Grace deri sa ajo të rritej e të vendoste vetë, por ja që nuk durova. Uroj të emocionoheni e të merrni dashuri pa kufi nga vogëlushët tuaj që vërtetë na shtojnë jetën. Pranë Grace janë shokët e shoqet e saj si yje”, shkruan Aurela.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top