E njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, plot humor, por edhe thumbuese në disa raste, sfidës për fotot e adoleshencës përmes rrjeteve sociale, i është përgjigjur me një status të veçantë më instagram.
Ajo komenton bashkëngjitur një fotoje ku ka dalë në moshën 18-vjeçare, duke cituar:
Në bankat e gjimnazit (për ata që s’e dinë, po, kishim gjimnaz, edhe bulevard, ku kërciste xhiroja dhe unë ngrija minifundin kur shkoja të blija bukën), në Llakatund (origjina Tërbaç) fshatin ku u linda e u rrita për 19 vjet. Gati të haja “hekurin me dhëmbë”e të bëja atë çfarë ëndërroja më shumë. Të isha në skenë. Mbas një viti mbërrita në Tiranën e madhe që më mirëpriti me krahë hapur.
Në xhep mbaja gjithmonë një laps të zi për sytë, dhe flokët i kisha prerë vetë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.