Në fokus

May 21, 2020 | 8:06

Aurora Çeliku Minga / Trajnimet e mësuesve, një domosdoshmëri

Që në kohërat e lashta, filozofët dhe progresistët i kanë dhënë rëndësi shkollës dhe edukimit për të ndërtuar themelet e një shoqërie civile.

Mësuesit dhe edukatorët kanë qenë dhe janë persona shumë të rëndësishëm në edukimin e çdo individi gjatë ciklit të jetës. Mësuesit kanë në duart e tyre të ardhmen e një vendi, një sistemi, një individi. Në përpjekjet për edukimin gjithmonë e më cilësor të brezit të ri, trajnimi i mësuesve për të ecur me hapat kohore është shumë i rëndësishëm.

aurora celikuAshtu si dhe në shumë profesione të tjera, edhe mësuesit duhet gjithmonë të jenë në lartësinë e duhur për t’ju përgjigjur sprovave që sjell koha dhe shoqëria. Edhe pas fillimit të punës së tyre, mësuesit duhet të jenë në trajnim e sipër për t’u pajisur me komponentët e duhur që ndihmojnë arritjen e suksesit nga nxënësit e studentët.

1. Një nga trajnimet kryesore është ndërtimi i jetëshkrimit mbi bazat e interesave të studentëve. Gjithashtu, jetëshkrimi duhet të jetë universal, që do të thotë, t’i përgjigjet nevojave akademike si të një nxënësi të rregullt, ashtu edhe të një nxënësi me çrregullim të spektrit autik apo një nxënësi me çrregullime të tipeve të tjera. Me ndryshimin e popullsisë dhe gjeneratave që vijnë, individët sjellin probleme të reja dhe kanë nevoja të ndryshme, prandaj mësuesit duhet të jenë elastikë në ndërtimin e jetëshkrimit.

2. Nga ana tjetër, mësuesit duhet të punojnë gjithmonë për sa kohë që e quajnë veten edukatorë në ndërtimin e marrëdhënieve me nxënësit në përfitimet e të dyja palëve. Një mësues i mirë di të “zbulojë” problemet dhe pengesat që ka çdo nxënës për të qenë i suksesshëm. Në bazë të njohjes së fëmijëve, mësuesi ndërton një strategji dhe udhëheq nxënësit në sukses. Në këtë mënyrë edhe studenti do të jetë më i prirur për t’iu përgjigjur kërkesave të mësuesit në veçanti dhe shkollës në përgjithësi.

3. Është tendencë e mësuesve të paragjykojnë nxënësit e tyre dhe t’i ndajnë në grupe dhe nivele. Ka trajnime të posaçme për të pajisur mësuesit me metoda në minimizimin e paragjykimit të nxënësve. Vetëm pse një nxënës shfaq një apo dy probleme në sjellje, kjo nuk do të thotë që ky nxënës është shkak për çdo situatë që mund të ndodhë në klasë. Për të minimizuar këtë lloj paragjykimi, mësuesit nuk duhet të hidhen në konkluzione të shpejta të momentit, por të zbulojnë dhe analizojnë detajet që çojnë në situata të padëshiruara.

4. Një tip trajnimi tjetër në përfitim të një edukimi cilësor të nxënësve është bashkëpunimi midis mësuesve. Mësuesit e rinj kanë nevojë për mësuesit veteranë, ashtu siç këta të fundit kanë nevojë për të rejat që sjell brezi i mësuesve të rinj. Tolerancë dhe mirëkuptim, duke pasur parasysh suksesin e nxënësve dhe jo egon personale, është një tjetër veti që duhet t’i karakterizojë të gjithë edukatorët.

Një mësues i mirë e konsideron veten gjithmonë në kërkim të metodave të reja të punës që nxënësit të jenë sa më të suksesshëm në çfarë ata duan të arrijnë. Trajnimet, seminaret, konsultimet, vërtetë janë metoda që ndihmojnë edukatorët të jenë të përgatitur. Çdo ditë e më shumë të hulumtojnë botën e moshave të ndryshme të studentëve dhe nxënësve, por siç thotë një fjalë e urtë: “Një mësues i mirë nuk jep mësim nga libri, por nga zemra”.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top