‘Autizmi nuk është një gabim i sistemit, është një lloj tjetër i sistemit operativ’ – kjo është motoja e Auticon, një ofrues ndërkombëtar i shërbimeve të teknologjisë informative. Kompania ofron asistencë në sektorin e teknologjisë së informacionit për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha në mbarë botën. Konsulentët që punëson i përkasin spektrit të autizmit.
“Dihet prej kohësh se personat autik kanë të zhvilluara aftësi unike që i bëjnë të veçantë kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve komplekse, sidomos në fushat teknologjike dhe shkencore”, tha Alberto Balestrazzi, shefi ekzekutiv i Auticon Italia.
“Misioni i Auticon është të punësojë këta njerëz pas vlerësimeve të duhura të aftësive njohëse dhe një periudhe përgatitjesh për t’u përballur me mjedisin e punës, duke u ofruar atyre mundësi për zhvillim profesional në një kontekst të përshtatshëm me gjendjen e tyre” shpjegon përfaqësuesi i Auticon.
Në të njëjtën kohë, kompania lejon klientët të ndërveprojnë me këto talente nga spektri i autikëve, duke ju ofruar konsulencën e tyre.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.