Covid-19 ka ngadalësuar jetën, duke na detyruar të anulojmë jetën e përditshme dhe duke imponuar një “burgim” të domosdoshëm, por nëse shumë përfituan nga kjo periudhë për të rizbuluar zakonet e humbura, rigjetën marrëdhëniet familjare, për shumëkënd duket sikur po rri pezull në një litar dhe ekziston frika se mos bje dhe nuk ngrihet dot përsëri.
Matteo i vogël di diçka, duke vuajtur nga sindroma e spektrit autik, i cili, si shumë nga bashkëmoshatarët e tij, pëson një ndërprerje traumatike të një rutine thelbësore për stabilitetin e tij, ai nuk ndalet së ngjyrosuri, vrapon lart e poshtë shtëpisë, duke shpresuar se gjithçka do të jetë mirë për të.
Nëna e tij, Angela Villani i qëndron atij pranë në këto javë ku zakonet janë kthyer me kokë poshtë dhe urgjenca është bërë dëshpëruese, pasi krizat e Matteos janë shtuar, duke qenë se ai nuk ka qenë në terapi për javë të tëra.
“A doni të dini se si një person autik e përjeton urgjencën e Coronavirus? Është shumë e vështirë të shpjegohet, sigurisht që asnjë fjalë dhe asnjë mjet komunikimi nuk mund ta bëjnë një fëmijë autik të kuptojë që ai nuk mund të dalë nga shtëpia, se nuk mund të bëjë terapi, nuk mund të shkojë në shkollë dhe të bëjë çdo aktivitet të përditshëm që e siguron dhe lejon atë të mos futet në zhgënjime dhe sjellje problematike – shkruan Angela në profilin e saj në Facebook – Ju shikoni në sytë e tij dhe si prind ndiheni të humbur: kur merrni xhaketën dhe shkoni drejt derës, ju shikoni në një mijë mënyra për ta bërë atë të kuptojë që nuk mund të dalë jashtë sepse ekziston rreziku i infektimit.
Ne jetojmë frikën e Coronavirusit dhe mungesën e të qenit në gjendje për të mbajtur nën kontroll efektet e autizmit. Për të gjitha këto, ne mund të mbështetemi te terapistët tanë të çmuar përmes telefonit, por jemi vetëm, madje edhe më shumë se në gjendjen normale. Rregullat janë të domosdoshme për jetën tonë, absolutisht thelbësore për t’i respektuar ato, por, në fund të kësaj tragjedie njerëzit autikë do të shkatërrohen psikologjikisht dhe fizikisht. Me siguri, nëse bota i kthehet ngadalë jetës normale, askush nuk do ta kuptojë dëmin e shkaktuar jo vetëm në ekonomi, humbje jetësh njerëzore, por edhe në sistemin neurologjik të autikëve. Një vetëdije e hidhur për një nënë e cila, pavarësisht gjithçkaje, beson se çdo gjë do të shkojë mirë”.
Ai lloj rendi që mbron botën e Matteos është ndërprerë papritur dhe ai nuk e kupton pse. Ngjyrat janë arma e tij për të vazhduar përpara dhe në fletoren e tij ai përpiqet të përshkruajë emocionet, dëshirat, pritjen që së shpejti do të përqafohet nga shokët, mësuesit dhe terapistët e tij. Për çdo fëmijë autik, një përqafim i mohuar është një refuzim i pashpjegueshëm që dhemb, ngatërron dhe që e bën Matteon të mos jetë në gjendje të ndiejë ngrohtësinë e atyre që e duan, duke i shkaktuar vuajtje.
“Një pezullim i përkohshëm mund të çojë në një regresion dhe kam frikë për djalin tim, kam frikë se ai nuk do ta durojë këtë stres për një kohë të gjatë – shton nëna – aktiviteti i shkollës dhe seanca terapeutike janë momenti i vetëm i bashkëveprimit shoqëror për subjektet autik dhe edhe nëse në shtëpi, mundohemi ta mbajmë atë sa më shumë të jetë e mundur me aktivitete argëtuese dhe rekreative që lidhen me përvetësimin e autonomive personale, Matteo tregon padurimin e tij. Shpresoj vetëm që qeveria ta kuptoj që kjo emergjencë shëndetësore rrezikon të krijojë një hendek edhe më të madh se ai ekzistues dhe, në fund të fundit, të na ndihmojë. Por mbi të gjitha, shpresoj që ata që mund dhe janë mirë të qëndrojnë në shtëpi jo vetëm për veten e tyre, por për të mbrojtur të tjerët. E mira e përbashkët duhet të vendoset para egoizmit të individit. Si nënë e një fëmije autik, ju kërkoj ta mbroni, sepse nëse Matteo do të sëmurej, ai nuk do të ishte në gjendje të më tregonte”.
Burimi / https://www.strill.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.