Autizmi është një sëmundje që gjithnjë e më shpesh është shfaqur te fëmijët e vegjël, por kryesisht më shumë tek meshkujt, në karahasim me femrat. Një studim i fundit, i publikuar në revistën “Jama Psychiatry”, e udhëhequr nga Christine Ecker e Universitetit ‘Goethe’ të Gjermanisë ka treguar se autizmi mund të identifikohet edhe nga forma që ka truri.
Ekspertët kanë studiuar trurin e 98 të sëmurëve autikë të të dy sekseve dhe i krahasuan me ato të 98 njerëzve të shëndetshëm.
Rezultati: Probabilitet më të lartë për t’u prekur nga autizmi kanë ato që kanë një tru me karakteristika mashkullore, d.m.th janë karakteristikat anatomike tipike që gjenden tek truri i individëve meshkuj. Në veçanti një femër me tru mashkullor ka trefish mundësi të vuajë nga autizmi, në krahasim me atë që ka karakteristika anatomike tipike të trurit femëror.
Studimi është i rëndësishëm sepse zbulon që nuk është thjesht të qënit mashkull, që rrit rrezikun për t’u prekur nga autizmi, sesa të jesh mbartës i karakteristikave neuro-anatomike mashkullore. Janë këto që rrisin rrezikun për t’u prekur nga autizmi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.