Të gjithë e dimë se pirja e mjaftueshme e ujit gjatë ditës është shumë e rëndësishme për të ruajtur masën e duhur të hidratimit. Por pak janë të vetëdijshëm se do të ishte mirë që ky uji të pihej në formën e ujit të nxehtë, për të marrë përfitimet maksimale.
Në traditën Ayurvedic, pirja rregullisht e ujit të nxehtë është një praktikë shumë e zakonshme dhe e dobishme në eliminimin e tepërt të Ama (mos tretjen). Për perëndimorët, mund të mos jetë e lehtë përshtatja, pasi janë mësuar të pinë ujë nga frigoriferi. Por, nëse nisni ta provoni, fillimisht mund të keni ndjenjën e mungesës së frymëmarrjes ose sikur ndjeni një shije të veçantë në gojë nga zakonisht. Për të provuar përfitimet që fal kjo praktikë e thjeshtë, ekonomike dhe e arritshme, duhet ta testoni mirë veten për t’u bërë shembull edhe për të tjerë më pas.
Avantazhet
Pirja e ujit të nxehtë ofron disa përfitime për trupin tonë. Së pari, ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe për këtë arsye mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Uji i nxehtë është i rëndësishëm pasi nxit hidratimin e duhur (efekti i dobishëm shënohet për shembull në lëkurë) por edhe në detoksifikimin e tij. Nëse temperatura është më e madhe se ajo në mjedis, efekti do të jetë edhe më i fortë. Kjo është arsyeja pse rekomandohem që dita të nisë me një gotë ujë të nxehtë, ose ujë të nxehtë me limon.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.