Mirëqenie

December 1, 2018 | 11:23

Avantazhet e stëvitjes kur është ftohtë…

Aktiviteti fizik edhe jashtë gjatë muajve të dimrit është i shkëlqyeshëm për shëndetin dhe për të djegur më shumë kalori

Le ta pranojmë, dimri nuk ju tërheq për të luajtur sport. Bëjnë përjashtim, adhuruesit e sporteve malore, të tilla si ski dhe alpinizëm, të cilët mezi presin momentin të ngjiten në shpatet me dëborë ose të rrëshqasin në akull: për të gjithë këta njerëz, acari nuk është pengesë, përkundrazi është pjesë e argëtimit. Për të gjithë të tjerët, temperaturat e ulëta dhe ditët e shkurtra të dimrit janë një pengesë shtesë që shton vuajtjen në kohën e fillimit të stërvitjes.

Për të ringjallur vullnetin tonë të mirë, këtu janë një sërë arsyesh të mira përse është mirë të stërvitemi edhe kur është e ftohtë.

Në të ftohtë djegim më shumë kalori – Trupi ynë djeg energji edhe kur pushon, madje edhe kur fle, për të marrë frymë, për të tretur ushqimin, për të qarkulluar gjakun. Kur është ftohtë, duhet më shumë energji  për të kryer këto aktivitete bazë, sepse trupi duhet të punojë më shumë për të mbajtur temperaturën e trupit të qëndrueshme. Shpenzimi i një kohe jashtë dhe ndoshta për të bërë aktivitete në natyrë na lejon të përfitojmë nga kjo prirje më e madhe e trupit për të “djegur” energjinë dhe pastaj për të disponuar disa kalori.

Trupi perfekt përgatitet në dimër – Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ndërtimi i një trupi perfekt me bikini në muajt e verës është një punë me orar të plotë, që ndiqet me kujdes gjatë gjithë vitit. Dietat e dy muajve (ose edhe super të shpejta që zgjasin disa ditë) funksionojnë aty për aty, por rezultatet janë afatshkurtra: të kesh një trup të bonifikuar dhe elegant duhet të ndjekësh një mënyrë jetese të shëndetshme, me ushqim adekuat dhe stërvitjen e duhur fizike për dymbëdhjetë muaj të vitit. Natyrisht, ka raste kur është e lejueshme t’i lejoni vetes kënaqësitë e tryezës dhe gjithashtu disa tepri: gjëja e rëndësishme është të ktheheni në rrugën e duhur brenda një kohe të shkurtër dhe menjëherë të kompensoni ekstravagancat. Ta kalojmë kohën në shtrat, sepse jashtë është moti i keq dhe në të njëjtën kohë të mbytemi në ëmbëlsirat e Krishtlindjeve është diçka që do na bënte të ndiheshim keq sapo të hiqnim një shtresë të rrobave të dimrit.

Vitamina D – Është esenciale për të ruajtur eshtrat e shëndetshme dhe për të parandaluar osteoporozën. Për sintezën e saj, veprimi i rrezeve të diellit është thelbësor: gjatë dimrit, kur nuk dilni shumë nga shtëpia dhe dielli bëhet më i rrallë, është e rëndësishme që të shpenzoni sa më shumë kohë jashtë shtëpisë dhe të ekspozoni veten në dritë.

Një studim shkencor i kohëve të fundit, i botuar në Gazetën Europiane të Kardiologjisë Parandaluese, gjithashtu nënvizoi se ekziston një lidhje midis vitaminës D dhe forcës fizike. Duke studiuar një mostër prej 1,995 personash midis 20 dhe 49 vjeç, studiuesit kanë gjetur se në subjektet e ndryshme, pavarësisht moshës, gjinisë, indeksit të masës trupore dhe patologjive të mundshme, ata që kishin nivele më të larta të vitaminës D, kishin gjithashtu një aftësi më të mirë ushtrimi.

Për më tepër, osteoblastet, d.m.th qelizat që “ndërtojnë” kockat, punojnë më efektivisht nën efektin e gravitetit dhe lëvizjes. Aktiviteti fizik, veçanërisht aktiviteti aerobik, është një mjet i shkëlqyeshëm për të përmirësuar shëndetin e eshtrave, zemrës dhe mushkërive.

Jashtë – Kur bën shumë ftohtë, dhe sidomos nëse bie shi, stërvitja brenda është pa dyshim më komode dhe e rehatshme. Megjithatë, lëvizja jashtë është më e këndshme dhe e dobishme. Kur temperaturat janë të ulëta është mirë të ndiqni disa masa paraprake, pavarësisht nga aktiviteti që ju është dedikuar, nëse bëhet fjalë për ecje, çiklizëm, palestër apo diçka tjetër. Para së gjithash, zgjedhja e kohës në të cilën do të stërviteni: mëngjesi herët, është gjithmonë një opsion i vlefshëm kur qëllimi është të digjen kalori dhe të humbisni peshë. Në kohën e drekës ju mund të shijoni një temperaturë pak më të butë dhe dritën e ditës. Mbrëmja është një kohë e mirë kur ju doni të luftoni veçanërisht stresin e ditës, por moti mund të jetë më i athët dhe kushtet më pak të favorshme.

Veshja është thelbësore: le të mos harrojmë kapelën, dorezat vrapuese (ato të leshit, të cilat lejojnë kalimin e ajrit) dhe çorapet termike, sepse shumica e nxehtësisë së trupit shpërndahet nga koka, duart dhe këmbët. Ideale janë rrobat teknike, të bëra për sport, që nuk mbajnë djersën dhe ju lejojnë të merrni frymë.

Mos harroni të merrni një shishe me ujë: hidratimi është thelbësor në të gjitha stinët. Vëmendje edhe në sipërfaqen e rrugës: me shi apo edhe me borë, mund të bëhet rrëshqitëse. Zgjidhni me kujdes këpucët dhe nëse ekziston rreziku i akullit, qëndroni në palestër.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top