Kur vaktet konsumohen nën shoqërinë e familjes apo miqve, ushqehemi më me dëshirë. Edhe pse duket diçka normale, pas saj qëndron një arsye e fortë evolutive, që e ka shoqëruar njeriun që në kohët parahistorike.
Rutina për të ndarë ushqimin me te tjerët përreth një tryeze, mbërrin nga paraardhësit tanë, kur ishin vetëm gjahtarë, për të cilët ndarja e vaktit ishte një formë sigurie edhe në rastet kur nuk kishte gjah, në formën e një shpërblimi kolektiv dhe socializimi.
Kanë qenë një grup psikologësh të universitetit të Birmingham-it të cilët kanë analizuar 42 studime të mëparshme mbi sjelljet dhe zakonet e njeriut në lidhje me procesin e ngrënies, pikërisht për të gjetur një përgjigje pyetjes, se përse konsumojmë e shijojmë më mirë dhe më shumë kur jemi në shoqëri. Dhe evolucioni është përgjigja.
Burimi / Klan Plus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.