Me kalimin e kohës, avokado po bëhet gjithnjë e më popullore në botë, jo vetëm për shijen, por edhe se është e shëndetshme për trupin. Dhe nëse kjo nuk mjafton, ky frut është shumë i dobishëm në kohën e dietës, sepse konsumimi i saj gjeneron një ndjesi të këndshme të ngopjes, e cila ju lejon të shmangni konsumimin e tepruar të ushqimit.
Ju nuk duhet të shqetësoheni për mungesën e ushqyesve, sepse ky frut përmban shumë yndyrna të mira për të na dhënë energji dhe gjithashtu ka vitamina A, B, E dhe K, si dhe fosfat dhe kalium. Shkencëtarët thonë se konsumi i rregullt i avokados gjatë natës, i ndjekur nga një aktivitet i lehtë fizik pas darkës, do të jetë i përsosur për ta mbajtur trupin në formë.
Ata pohojnë se është e rëndësishme që ta hani darkën herët sepse pas këtij vakti trupi merr një sasi të mirë energjie që nuk duhet humbur. Çdo gjë që trupi ynë ka nevojë është i përqendruar në një frut të shijshëm dhe të butë.
Ka disa receta me avokado që mund t’i përgatisni. Ky frut është aq i plotë saqë përdoret edhe në trajtimet e flokëve për t’u dhënë atyre shkëlqim dhe forcë. Largojini ushqimet e përpunuara dhe hani një pjatë të mirë me sallatë avokado. Sigurisht që nuk do të pendoheni.
Burimi / benesserefeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.