Mirëqenie

April 17, 2017 | 14:16

Avokado: e mirë për lëkurën dhe shëndetin

Vijnë nga Amerika Qendrore, në zonën që ndodhet në mes të Guatemalës dhe Meksikës. Këto fruta tropikale mund të arrijnë peshën e një kilogram. E pasur në lëndë ushqyesve, avokadot, karakterizohen nga një formë tipike si e dardhës, dhe fshehin brenda një bërthamë të madhe dhe një tul të ëmbël e të butë  në të verdhë të  zbehtë.

1

Frut, perime dhe yndyrë, një tris shije për avokadon, i vetmi ushqim në botë që klasifikohet si frut dhe në realitet përdoret si perime, i pasur me vlera ushqyese, avokado është gjithashtu e dobishme për bukurinë tonë.

E mirë për lëkurën

Avokado është e pasur me betakaroten dhe glutation, avokando njihet si mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit. Gjithashtu përmban vitamina A dhe E, dy antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë lëkurën të jetë elastike dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave, duke luftuar edhe efektin e radikaleve të lira.

E mirë për dietën

Çdo avokado përmban shumë kalium, madje më shumë se banania, por është e pasur edhe me acid yndyror linoleik dhe Omega 3, në gjendje të stimulojë prodhimin e kolesterolit të mirë, dhe pengojë depozitimin e kolesterolit të keq. Pra, përdorimi i rregullt ndihmon në rënien në peshë dhe kjo falë fibrave ushqyese që shtojnë ndjesinë e ngopjes.

E mirë për shëndetin

Studime të ndryshme tregojnë se një sasi e mirë kaliumi është në gjendje të reduktojë tensionin e gjakut. Vitamina A në avokado është e rëndësishme për shikimin, vitaminat B (B1 dhe B2) janë thelbësore për rritjen dhe mirëqenien. Në këtë frut nuk mungojnë as vitaminat, D, E, K, H, PP. Prandaj konsumi i saj është i mirë për fëmijët dhe për ata që ndjekin një dietë vegjetariane.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top