Avokado është një nga ushqimet e pakta që përshtatet për të gjithë. E njohur për shijen e saj të ëmbël, karakteristika kryesore e saj është se nuk është hiperglikemik, duke e bërë të përshtatshme edhe për njerëzit që vuajnë nga diabeti ose që duan të humbin kilogramë shtesë.
Megjithatë, jo të gjithë e dinë se ky ushqim është veçanërisht i përshtatshëm edhe për ata që vuajnë nga tretja e keqe dhe gastriti. Karakteristikat e saj janë të dobishme për sistemin gastrointestinal që do të thotë se ndihmon gjithashtu edhe ata që kanë një zorrë dembele, pasi fibrat e saj luftojnë kundër kapsllëkut. Por cilat janë veprimet e tjera pozitive në trup?
E krahasueshme me qumështin e njeriut
Përqindja e lipideve (yndyrnave) është e jashtëzakonshme, shumica e tyre janë monounsaturated dhe polyunsaturated, me një ekuilibër të krahasueshëm me ato të qumështit të njeriut. Dr. Fausto Aufiero, mjek dhe ekspert në bioterapi ushqyese, në librin e tij “Roli ushqyes dhe terapeutik i ushqimit” shprehet se tek të sapolindurit mund të propozohet konsumi në formë kremi, madje duke përbërë një zëvendësues të vlefshëm të qumështit, kur është e nevojshme.
Burim antioksidantësh
Përmban pak natrium dhe shumë kalium. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon një konsum të përditshëm të kripës, më pak se 5 gram (rreth 2 gram natrium). Konsumimi i tepërt i kripës shpesh shoqërohet me një konsum të pamjaftueshëm të kaliumit, shumë poshtë niveleve të rekomanduara nga OBSH (3.9 g), kryesisht për shkak të një konsumimi të ulët të perimeve, frutave dhe bishtajoreve. Avokado përfaqëson një përzierje perfekte të dy mineraleve. Ekzistojnë gjithashtu antioksidantë të rëndësishëm si vitamina C, niacina dhe karotenoidet.
Lufton gliceminë
Një mënyrë e shkëlqyeshme për ta konsumuar atë është duke e bërë pure, të shoqëruar me limon dhe vaj. Mjafton të merrni një avokado të pjekur, ndajeni në 2 pjesë, qërojeni dhe prijeni në copa të vogla, dhe më pas futeni në një mikser. Kremit më pas mund t’i shtohet një majë kripë e imët, lëng limoni i freskët, pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një thelbi hudhër.
Acidet yndyrore të frutit të bëra edhe më të tretshme nga prania e kripës dhe lëngut të limonit, shtohen në ato të vajit të ullirit ekstra të virgjër, duke ulur më tej indeksin glicemik të avokados: një përgatitje e shkëlqyeshme edhe për ata që vuajnë nga diabeti . Pureja mund të mbahet në frigorifer për 24/48 orë dhe mund të shtohet në sallata ose të përhapet në bukë për mëngjes, sugjeron dr. Aufiero.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.