Një tjetër histori emocionuese është trajtuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea. Këtë herë një grua me emrin Shkozeta 45 vjeç, e cila jeton në Greqi ka ftuar njerkun e saj, Islamin, për t’i treguar dashurinë që ka për të dhe për ta falenderuar për gjithçka që ka bërë.
Shkozeta rrëfen se e ëma e saj është martuar dy herë. Martesa e parë u bë me këmbim dhe meqënëse nuk shkoi mirë njëri çift, u detyrua të ndahej dhe çifti tjetër, që ishte e ëma e saj, Shaniko.
Nga kjo martesë erdhën në jetë motra e Shkozetës dhe ajo, por kur u ndanë motra e saj qëndroi me të atin, ndërsa Shkozeta 1 muajshe me të ëmën. Pas 2 muajsh, Shaniko u martua sërish dhe Shkozeta u rrit nga njerku i saj, i cili kishte dalë po ashtu nga një martesë tjetër.
Ajo është rritur me mendimin se Islami ishte i ati i saj, por kur ishte në klasë të tretë i ati biologjik shkoi ta takonte dhe filloi të dyshonte. Në moshën 12 vjeçare ajo mori vesh të vërtetën dhe u takua me motrën e saj. Islami kërkoi që Shkozeta të martohej me djalin e vëllait të tij dhe kështu ndodhi, ata u martuan. Por pas disa kohësh nisën problemet dhe mosmarrëveshjet mes tyre, ndaj vendosën të ndaheshin edhe pse Shkozeta ishte shtatëzënë prej 2 muajsh. Historia përsëritet, Shkozeta përjeton të njëjtën situatë si Shaniko.
Islami – Po ti ku e mësove, mirë unë që jam pensionist… Ata luajnë dhe bisedojnë rreth jetës së tij dhe kur shfaqet Shkozeta në ekranin e murit ndarës, ai shfaq gëzim.
Shkozeta – Babi, unë kam ardhur këtu për të bërë publike dashurinë që kam për ty. Bashkë me fëmijët e mi, je dashuria e jetës sonë! Nga fryma dhe fjala jote ne marrim jetë…
Islami – Faleminderit që e plotësove me gjithë kolektivin këtu. Gëzohem edhe unë që kam ardhur sot këtu… Mos qaj tani. Të gjithë të mirat, që u përpoqa me djersë, t’i kesh hallall! Nga ty s’e prisja, e prisja nga shokët që kam pirë kafe jashtë.
Arditi – Shkozeta do që të të marrë në Greqi.
Islami – Jo, jo! Greqi e kam këtu. Ajo të jetojë mirë për veten e saj, unë shikoj hesapin tim.
Arditi – Por ajo thotë nësë nuk shkon ti, do kthehet ajo nga Greqia.
Islami – Të kthehet edhe… Si të dojë të bëjë. Është e lirë të shkojë ku të dojë.
Shkozeta – Unë për atë bëj gjithçka./ Balkanweb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.