33-vjeçari Stefano Pollari me 1.5 milionë ndjekës në Tik Tok tregon sesi jeta e tij ka ndryshuar falë përdorimit të rrjeteve sociale
Stefano Pollari me origjinë romake, është një babai influencues më I famshëm në Itali.Babi i ri ka zgjedhur të përfitojë nga rrjetet sociale për t’u ngritur nga problemet e tij ekonomike dhe për të gjetur para dhe sukses duke rrëfyer përditshmërinë e tij së bashku me vajzën e vogël Ilary me video në Instagram dhe TikTok. Stefano që sot ka 1.5 milionë ndjekës në Tik Tok me një mesatare prej 15 milionë shikime në muaj, mbi 400 mijë abonentë në kanalin Youtube dhe 315 mijë ndjekës në Instagram.
“Rrjetet sociale më shpëtuan jetën’’ – zbuloi Stefano duke treguar historinë e tij për Adnkronos
“ Kisha goditur fundin, humba punën, nuk kisha as makinë për të fjetur. Fjeta te një miku. Jam gjallë falë vajzas Ilary dhe tani jetojmë bashkë shërimin tonë.Nuk ishte e lehtë,menjëherë pas lindjes së Ilaryt, vjen vendimi i organit gjyqësor për mbylljen e furrës së familjes për shkak të problemeve që lidhen me pronarët e mureve të dhomës dhe për mua fillon makthi.I papune me nje vajze te porsalindur për të rritur. Pa lekë fillova te flija ne rruge ne nje makine qe me dha hua nje shok.Probleme pas problemeve.Punë te çuditshme 20 euro ,30 euro.Por nuk hoqa dorë.Brenda meje mendoja ‘do kem shansin tim’.
Stefano më pas pranon se ka zhvilluar një pasion për mediat sociale dhe videot që vendosi pët të fituar para duke vënë bast gjithçka në përmbajtje sociale së bashku me vajzën e tij, që dalëngadalë filloi të bëhej gjithnjë e më popullore duke fituar zemrat e shumë përdoruesve.
Burimi/Today.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.