Në fokus

February 18, 2020 | 8:08

Babai luan rol kyç në zhvillimin dhe edukimin e fëmijës

Cili është roli i babait në zhvillimin dhe edukimin e fëmijës?

Studimet që kanë analizuar ndikimin e prindërve në sjelljet dhe edukimin e fëmijëve, shpesh kanë lënë pas dore dhe në vend të dytë rolin e babait. Tani, një studim i bërë pranë Brigham Young University (BYU) është fokusuar në ndikimin që stili i edukimit të baballarëve ka në sjelljet e fëmijëve, duke treguar se si prindi mashkull mund të luajë një rol vendimtar në favorizimin e zhvillimit në moshën e adoleshencës. Me termin rol vendimtar nënkuptohet ndikimi i tij që lidhet me kokëfortësinë dhe vendosmërinë që fëmija duhet të ketë të arrijë objektivat në jetë.

babai1
Autorët e këtij studimi të gjatë, Laura Padilla-Walker dhe Day Randal, profesorë të BYU kanë arritur në këtë përfundim pasi studiuan 325 familje për disa vjet rresht. Nga vëshgimet e bëra ata mundën të shihnin sesi ruajtja e këmbënguljes si rezultat i stilit edukues autoritar të babait, ishte e lidhur me një rritje të rendimentit shkollor dhe me nivele për të ulëta të rrugaçërisë. Profesoresha Padilla-Walker nënvizon se studimi, rezultatet e të cilit u botuan në “Journal of Early Adolescence”, nxjerr në pah rolin e veçantë që baballarët mund të kenë në edukimin e fëmijëve, duke treguar se këmbëngulja, e konsideruar një dimension emotiv, e cila mund të përfaqësojë çelësin e suksesit në jetën e fëmijës, mund të mësohet në jetë.

Karakteristikat për të vënë në praktikë këtë stil “autoritar” janë tre:

• Fëmija ndjen dashurinë e babait
• Babai është i prirur t’i shpjegojë arsyet mbi të cilat krijohet rregullat
• Fëmijës i garantohet niveli i duhur i pavarësisë

Sipas këtij studimi, ndikimi i baballarëve te fëmijët e tyre lidhet me një performancë më të mirë shkollore dhe me nivele më të ulëta të sjelljeve rrugaçërore. Fëmijët e përfshirë në këtë studim ishin të moshës 11-14 vjeç dhe jetonin me të dy prindërit. Megjithatë, studiuesit, nënvizojnë që edhe adoleshentët që jetojnë vetëm me njërin prind mund të përfitojnë nga një stil edukativ që favorizon këmbënguljen. Sipas Laura Padilla-Walker: “Baballarët duhet të vazhdojnë të jenë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre dhe të përkushtohen në ndërveprime cilësore, edhe pse sasia e këtyre ndërveprimeve mund të jetë më e pakët për shkak se ata mund të jenë të ndarë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top