Marrëdhënie

August 15, 2016 | 8:52

BABAI mashkulli i parë i çdo femre

Vajzat dhe baballarët, një marrëdhënie ku ndërtohet vetëvlerësimi femëror dhe marrëdhëniet me seksin e kundërt. Figura e babait gjithmonë ka kaluar në plan të dytë krahasuar me atë të nënës. E megjithatë, ai ka një rol mashkulli i parë i çdo femre thelbësor në rritjen e fëmijëve, veçanërisht të vajzave.

Falë marrëdhënies me babanë formohet një pjesë e mirë e vetëbesimit që vajza do të ketë gjatë rrjedhës së jetës. Pavarësisht distancës që mund të ketë me vogëlushen, adoleshenten dhe me kalimin e viteve gruan, prania e babait lë gjurmë në marrëdhëniet e ardhshme të së bijës me të gjithë meshkujt e tjerë që do të takojë, kushdo qofshin këta: të afërm, profesorë, të fejuar, bashkëshort apo miq. Nga marrëdhënia me babanë krijohet pjesa më e madhe e vetëvlerësimit që vajza do të ketë për veten në jetën e saj. Sa herë keni menduar dhe keni pasur bindjen se çdo gjë që ju ka ndodhur në jetë varet nga babai juaj dhe marrëdhënia që keni pasur me të? Me natyrën e prerë të babait, bindja juaj (qoftë edhe një herë të vetme në jetë) konfirmohet nga një literaturë shumë e madhe me karakter psikologjik. Sjellja e babait ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në vetëbesimin e vajzës, duke ndërtuar kështu mënyrën e saj të të sjellit përkundrejt të tjerëve dhe, sidomos, përkundrejt meshkujve me të cilët do të ndeshet gjatë jetës. Kur vajza është e vogël, babai përbën dashurinë më të madhe të saj. Vajza e sheh babanë si princin e kaltër, si atë heroin e mirë të përrallave që e mbron dhe ku ajo struket kur ka frikë. Ai është heroi që nuk i trembet asgjëje dhe detyra e tij është të dhurojë dashuri, mbrojtje dhe ndihmë për vajzën. Gjithashtu, babai duhet të jetë edhe personi që këshillon, udhëheq, njeriu ku vajza të flasë për ndjenjat dhe, veç kësaj, duhet edhe të jetë ai që tregon rregullat e familjes, që u mëson fëmijëve respektin, se cilat janë të drejtat dhe detyrat e tyre. Gjatë fëmijërisë, babai ka një detyrë shumë të rëndësishme dhe thelbësore: të ndërtojë identitetin e fëmijëve, pra t’i ndihmojë ata të ndihen se janë individë unikë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo është e mundur pikërisht sepse ai është i ndryshëm nga mamaja, si fizikisht dhe nga karakteri e roli që ka në familje. Gjatë adoleshencës, babai kryen detyrën e vështirë të diferencimit të llojit përkundrejt seksit tjetër. Në veçanti, duhet të ndihmojë vajzën të ndërtojë identitetin e saj si femër. Është e një rëndësie shumë të madhe mbështetja që duhet t’i japë babai vajzës gjatë kalimit nga ambienti familjar, ku ndihet e mbrojtur nën vëzhgimin prindëror, në realitetin e përditshëm jashtë dyerve të shtëpisë. Sa më shumë vajza ta ndjejë veten të sigurt në mirëkuptimin që shpreh i ati, aq më tepër rritet besimi i saj. Nëse, në të kundërt, do të ndihet se nuk e vlerëson askush, me shumë gjasa do të përballet me ndjenja brishtësie dhe pasigurie. Përkundrejt vajzës, babai kryen funksionin thelbë- sor që ta ndihmojë të krijojë identitetin e saj femë- ror, sidomos gjatë adoleshencës. Babai duhet vlerësojë aspektet femë- rore të vajzës, atë që mamaja nuk arrin ta bëjë dot. Me fjalë të tjera, ideja e feminitetit mund të transmetohet si nëpërmjet anës estetike që i edukon nëna, si nëpërmjet vlerësimit të sjelljeve, që janë pjesë e fshehur në karakterin e vajzës, të cilat ajo nuk e di se i ka. Në këtë pjesë ndërhyn babai, i cili forcon praninë e vajzës në botën femërore, në mënyrë që ajo të njohë sa më mirë karakteristikat personale. Për të dhënë një shembull sa më praktik: nëse mamaja e shoqëron vajzën te parukierja, babai i bën të ditur se kujdesi për veten dhe për të qenë sa më bukur estetikisht është diçka shumë e mirë, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me identitetin femëror. Por, jo gjithmonë baballarët e kryejnë detyrën e tyre për të ndërtuar besimin bazë tek bijat. Për fat të keq, pak baballarë munden t’i trajtojnë vajzat me lehtësinë dhe dashurinë e duhur. Shpesh nuk i përqafojnë, sepse kontakti me to i tremb. Veç kësaj, disa baballarë besojnë se kujdesi ndaj vajzave është një detyrë që u takon ekskluzivisht mamave, me bindjen se meshkujt nuk duhet të jenë pjesë e edukimit të vajzave. Natyrisht, bëhet fjalë për “frenime” si pasojë edhe e një faktori kulturor për të cilin jo gjithmonë janë të vetëdijshëm. Nëse vajza ndihet e privuar nga një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies me babanë, mund të ndjejë mangësi ndjenjash që do ta shtynin ta kompensojë nëpërmjet raporteve me seksin e kundërt. Të mos harrojmë se “vëzhgimi” i babait i ofron vajzës miratimin për identitetin që ajo ka, e për pasojë sintetizon në maksimum vlerësimin që ka si njeri dhe do të minohet së tepërmi ndjesia e besimit në vetvete.Në jetën reale, kjo mungesë familjarizimi me figurën e babait, dhe në kuptimin fizik, e vendos femrën në kushte të tilla që nuk është e lirë dhe spontane përballë seksit mashkull. Mund të mos ndihet e sigurt në sjelljet e veta dhe të karakterizohet nga ndjesia e pasigurisë kundrejt situatave me të cilat do ta përballë jeta. Po nëse marrëdhënia me babanë nuk ka qenë edhe aq pozitive, vajza është e dënuar të jetë e palumtur? Përgjigjja, për fat të mirë, është negative. Të çlirohesh nga kushtëzimet prindërore jo vetëm që është e mundur, por varet edhe nga takimet pozitive që vajza do të ketë me meshkujt që do të hasë në jetë dhe hap pas hapi do të rritet. Do të jenë pikërisht përvojat sentimentale që do t’i japin asaj një rrugëdalje nga kurthi i marrëdhënies konfliktuale me babanë, duke fashitur pak nga pak ndjesinë e inatit dhe zhgënjimit. Nëse marrëdhëniet e dashurisë me seksin e kundërt do të jenë të vërteta, ish-vajza e lënduar do t’ia dalë pak nga pak ta ndajë rolin që ka përfaqësuar i ati nga ajo çka kërkon realisht te meshkujt, pa u përballur me tentativën e rrezikshme të kompensimit të dashurisë së munguar, duke i atribuuar partnerit rolin atëror që atij nuk i takon. Ose të kërkojë marrëdhënie të ngjashme në raportin me të atin, të cilat më vonë, shpesh, rezultojnë si udhë pa krye. Për një femër, tashmë të matur, të hedhë pas krahëve një marrëdhënie jo të mirë me babanë do të thotë edhe të arrijë ta shohë ashtu siç është, e jo me mendësinë e vajzës së vogël që ka qenë dikur. Ai është thjesht një mashkull që ka bërë atë që ka mundur, ndoshta edhe pa dashur ka lënduar apo dënuar besimin në vetvete të vajzës së tij. Vetëm kështu është e mundur të ringjallet marrëdhënia, edhe pse në fëmijëri i është privuar dashuria. Sigurisht që nuk është e lehtë të ndahesh nga ndjenja e hershme e inatit, që shpesh i bën vajzat të vuajnë, sepse kujtojnë ndjesinë e boshllëkut dhe të mungesës së një faktori shumë të rëndësishëm, atë të figurës atërore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top