Baballarët janë më të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm ndaj nevojave të vajzave, sesa djemve. Ky është konstatimi i një studimi të kryer së fundmi, ku u kryen skanime të trurit dhe regjistrime të ndërveprimeve të përditshme të prindërve me fëmijët e tyre.
Gjithashtu, baballarët këndonin më shpesh për vajzat e tyre, folën më hapur për emocionet, duke përfshirë trishtimin, ndoshta sepse ata janë më të pranuar nga ndjenjat e vajzave sesa djemve , thuhet në studimin e botuar në Journal of Behavioral Neuroscience®.
Baballarët e djemve angazhoheshin më shumë me lojëra fizike dhe përdornin më shumë fjalë për rritjen e krenarisë së djalit gjatë komunikimit me të. Baballarët e foshnjave vajza, nga ana tjetër, përdornin gjuhë më analitike, që ka treguar se lidhet ngushtë me suksesin e ardhshëm akademik të tyre.
“Nëse një fëmijë fillonte të qante dhe kërkonte babin, baballarët e vajzave reagonin më shumë sesa baballarët e djemve”, tha udhëheqsja e studimit, Jennifer Mascaro, PhD i Universitetit Emory.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se si nocionet e pandërgjegjshme të gjinisë mund të ndikojnë në mënyrën se si ne i trajtojmë fëmijët edhe në moshë fare të vogël”.
Në studim u përdorën të dhëna nga 52 baballarë të (30 vajzave dhe 22 djemve) në zonën e Atlantës.
Studimi u përqendrua tek baballarët, sepse ka më pak kërkime rreth rolit të baballarëve në rritjen e fëmijëve të vegjël sesa nënave, tha Mascaro.
Nëse baballarët janë më të pranishëm dhe të vëmendshëm ndaj vajzave dhe të hapur ndaj shprehjes së emocioneve, kjo mund t’i ndihmojë vajzat të zhvillojnë më shumë ndjeshmëri se djemtë, kështu që baballarët e djemve mund të marrin të njëjtën qasje si baballarët e vajzave, shprehet Mascaro.
“Fakti që baballarët në të vërtetë mund të jenë më pak të vëmendshëm ndaj nevojave emocionale të djemve, ndoshta përkundër qëllimeve të tyre më të mira, është e rëndësishme të njihet,” tha ajo.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.