Në fokus

August 16, 2017 | 10:42

Bakteret e izoluara në zorrë kundër sklerozës së shumëfishtë

Në të ardhmen, mikroorganizmat mund të përdoren si drogë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, nga autizmi tek Parkinsoni.

1

Një grup studiuesish amerikanë ka zbuluar një lloj bakteri në zorrë që mund të përdoret si trajtim kundër sklerozës së shumëfishtë. Studimi i publikuar në revistën Cell Reports , merr përpara një hap vendimtar drejt një epoke të re të “pharma-mikrobeve” ose mikroorganizmave që përdoren si drogë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, nga autizmi te Parkinsoni.

Fuqia shëruese e baktereve Studimi i kryer nga Universiteti i Iowa u bazua në rritjen e provave eksperimentale që tregojnë se, bakteret e zorrëve luajnë një rol vendimtar jo vetëm për shëndetin e traktit të tretjes, por edhe në pjesë të tjera të trupit.

“Ne po hyjmë në një epokë të re të mjekësisë në të cilën ne i përdorim mikrobet si droga për të trajtuar sëmundje të ndryshme”, thotë autori i studimit Joseph Murray, i cili ka shpikur termin “Brug” (Bashkimi i “bug”, mikrob dhe “drug”, drogë).

Bakteri protagonist i studimit është quajtur Prevotella histicola: ekspertët e kanë izoluar nga mostrat e marra nga zorrët dhe e kanë injektuar tek kafshët me sklerozë të shumëfishtë.

Në sajë të kësaj “terapie”, fotot neurologjike të minjve të sëmurë janë përmirësuar dhe në trupat e tyre është ulur përqendrimi i dy proteinave që shkaktojnë inflamacionin. Në të njëjtën kohë, ajo ka rritur përqendrimin e qelizave që luftojnë sëmundjen: qelizat imunitare si limfocitet T, qelizat dendritike dhe një lloj i quajtur “makrofagët”.

Ekspertët besojnë se këto rezultate janë pika fillestare për testimin e bakterit në pacientët me sklerozë të shumëfishtë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top