Eksperimentet e realizuara së fundmi tregojnë se mund të ketë një përfitim nga bakteri vdekjeprurës Escherichia Coli.
Ky bakter mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë. Profesori Min Han nga Universiteti Boulder në Kolorado ka deklaruar se gjatë viteve të fundit shkencëtarët çdo herë e më shumë po kuptojnë se mikroorganizmat në traktin gastrit janë të mira për njeriun.
“Ky është vetëm fillimi dhe duhet ende punë të kuptohet se cilat janë saktësisht përfitimet e baktereve. Zbulimet e fundit tregojnë një rol të rëndësishëm të bakterit Escherichia Coli, që mund t’i ndihmojë qelizat të absorbojnë hekurin”.
Anemia ndodh kur ka numër të ulët të qelizave të kuqe në gjak, apo koncentrim të hemoglobinës.
Forma më e shpeshtë e kësaj sëmundje është mungesa e hekurit, kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur që të mbajë funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut. Studimi i ri tregon që Escherichia Coli, që më së shumti njihet për shkaktimin e helmimit me ushqim, është vital për shëndetin në prodhimin e përbërësit që ndihmon qelizat të absorbojnë hekurin.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.