A e njihni kopshtin “Balena” në Guastalla? Kjo strukturë, e ndërtuar pas tërmetit që goditi Emilian në vitin 2012, është një nga kopshtet më të bukur në botë. Struktura, e projektuar nga arkitekti Mario Cucinella, u krijua për t’u ofruar fëmijëve hapësira të mëdha për të luajtur dhe shoqëruar.
Forma e paneleve prej druri është frymëzuar nga barku i balenës që gëlltiti Pinocchio-n. Midis një paneli dhe një tjetri nuk ka beton ose tulla, por pasqyrë që e bën dhomën të ndritshme dhe ofron një pamje të bukur të kopshtit në natyrë. Balena është një ndërtesë anti-sizmike, e projektuar për qëndrueshmëri: me panele diellore dhe zgjidhje për riciklimin e ujit të shiut (përdoret për tualete dhe për të ujitur kopshtin) kopshti ka arritur të reduktojë konsumin e energjisë.
Kjo strukturë ka një sipërfaqe prej 1400 metra katrorë dhe mund të strehojë 120 fëmijë. Ky kopsht ka filluar të jetë në shërbim të fëmijëve që nga shtatori i vitit 2015 dhe mysafirët e vegjël janë mjaft entuziastë për këtë hapësirë.
Projekti lindi nga ndërgjegjësimi se fëmijët nuk duhet të jenë mysafirë, por protagonistët e hapësirës ku banojnë. Balena plotëson shumë nga këshillat e Maria Montessori dhe Reggio Emilia Approach, disa metoda edukimi që janë eksportuar në të gjithë botën.
“Kreativiteti është një vend i panjohur, është një burim i madh, por nëse është një fund në vetvete bëhet ekstravagant. Empatia është elementi i bashkimit me njerëzit dhe mjedisin, ndjeshmëria krijuese është kreativiteti që bëhet i dobishëm”. Mario Cucinelli
Burimi / portalebambini.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.