Në fokus

January 18, 2016 | 12:59

Bamirësia nuk të varfëron

Filantropia gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen e personazheve publikë. Kauzës ata i janë përgjigjur njëzëri, duke iu bashkuar një nisme të quajtur “Fundjavë Ndryshe”. E iniciuar dhe e udhëhequr nga Ilir Hoxholli, ish-kryetari i Komitetit të Kulteve, kjo nismë ka për qëllim t’u vijë në ndihmë çdo të shtunë dhe të diel familjeve në nevojë. Bëhet fjalë jo vetëm për banorët e kryeqytetit, të rrethinave apo fshatrave, por dhe për të gjithë ata që në qytete të tjera vërtet nuk i kanë këto mundësi jetese. Falë personazheve publikë dhe rrjeteve të tyre sociale, kjo ndihmë vjen si urdhëresë shpirtërore e zbatuar materialisht dhe në kohë, duke iu përgjigjur menjëherë ftesës nga ana e personazheve publikë. Udhëtimi realizohet kështu çdo fundjavë drejt destinacioneve të përcaktuara. Ndër emrat e njohur vlen të përmendet kontributi i personazheve si: violinisti pjesë e Filarmonisë së Vjenës Shkëlzen Doli, juristja Eni Çobani, gazetari Blendi Salaj, gazetarja dhe moderatorja e News 24, Ola Bruko, aktori Gazmend Paja, shouman Ermal Mamaqi, institucione të ndryshme shëndetësore dhe media private, organizata të ndryshme jo qeveritare si dhe shumë biznesmenë apo personazhe të tjerë që kanë preferuar të ruajnë anonimatin. Për drejtuesin e kësaj nisme, Ilir Hoxholli, ajo që vlen në këtë rrugëtim të vështirë por me shpresë për njerëzit në nevojë, ia vlen qëllimi: Bashkë pranë njëri-tjetrit… “Bamirësia nuk të varfëron”.

Përgatiti: Orjona Tresa

 


https://www.facebook.com/Fundjav%C3%AB-Ndryshe-948834428516380/?fref=ts

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top