Këshilla & Arsye

March 14, 2018 | 9:55

Banjë me ujë të nxehtë për 30 minuta, lexoni përfitimet

Studiuesit pretendojnë se të shtrihesh në vaskë me ujë të nxehtë mund të jetë po aq e dobishme për shëndetin tuaj si një vrapim prej 30 minutash.

men

Shkencëtarët e Universitetit të Loughborough testuan 14 burra, duke i dërguar ata në një udhëtim me biçikletë përreth një orë dhe pastaj duke i lënë të merrnin veten në një orë kohë në dush, në një temperaturë prej 40°C, sipas Daily Mail.

Pas çiklizmit u konstatua se burrat dogjën shumë kalori, rreth 130, kjo për shkak të rritjes së temperaturës së trupit. E përveç djegies së kalorive, pas një banje të gjatë, shkencëtarët gjurmuan sheqerin në gjak tek të gjithë pjesëmarrësve për 24 orë.

Ata vërtetuan se pas banjës me ujë të nxehtë dhe të gjatë në kohë, sheqeri në gjak ishte ulur me rreth 10 për qind krahasuar me udhëtimin me biçikletë.

Studimi sugjeron se ‘ngrohja pasive’ redukton inflamacionin. Ajo përdoret si një trajtim mjekësor në Finlandë dhe revista e Mjekësisë së Brendshme të JAMA, sugjeroi se qëndrimi ulur në një sauna mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top