Në fokus

April 2, 2016 | 6:10

Bashkëjetesa: Fole dashurie apo fole grerëzash?

Për çfarë zihemi në fillim të bashkëjetesës?

Një kërkim zbulon motivet për të cilat zihemi, sidomos në fillimet e bashkëjetesës dhe që rrezikojnë ta shndërrojnë një shtëpi, nga fole dashurie në një fole grerëzash…

Lodhesh shumë për të filluar një bashkëjetesë, për të gjetur shtëpinë e duhur, paguar qiranë ose kredinë dhe pastaj… foleja e dashurisë shndërrohet në një fole grerëzash. Dhe shumë shpesh, motivet janë fare të kota, nëse i krahasojmë me dashurinë që e shtyn një çift të marrë vendimin për të jetuar bashkë. Po cila është “lista” e kotësive, e cila në fakt funksionon për të gjithë njëlloj? Si zakonisht. Ai ka lënë kapaku i WC të hapur. Ti që je shumë e fiksuar, lidhur me dizajnin e brendshëm, nuk mund t’ia lejosh askujt, as edhe atij, që të ndërhyjë në projektin diabolik të arredimit. Dhe fillon të bësh sherr. Një kërkim i nxjerr zbuluar të sapomartuarit apo bashkëjetuesit e rinj.

  • Në 69,8% të rasteve sherret fillojnë te dyqanet e mobilieve.
  • Partnerët i pëshpërijnë njëri-tjetrit në vesh fraza të tipit: “sikur nuk e di që gjithnjë e kam urryer ngjyrën kafe!”, teksa janë duke diskutuar për parketin që do të zgjedhin (19,9%).
  • Acarimi shtohet kur vjen puna për zgjedhjen e divaneve (17,0%), për perdet (10,9%)
  • Për elektro-shtëpiaket (10,9%).

 

Me të arritur në marrëveshje për sa më sipër fillojnë problemet, lidhur me zgjedhjen e elementeve dekorative të shtëpisë së ëmbël:

  • Për pikturat (16,6%)
  • Vazot ose lulet (12,9%), duke nxjerrë në pah divergjencat e shijeve – tek e fundit aspak thelbësore.

 

A thua mbaron këtu? Në të vërtetë ka edhe më. Kur shtëpia është më në fund e kompletuar dhe mendohet se paqja është pas dere, sherret rindizen. Kësaj here, faji është i zakoneve të këqija të partnerit:

  • Nuk e ke parë se sa herë lahesh bën qull gjithë dyshemenë? (29,7%)
  • Me gjithë këto rroba të hedhura përtokë duket sikur jetojmë në një fushe beteje (27,1%)
  • Zemër, ku janë çorapet e mia?”, “Shiko në mikrovalë” prodhon konflikte për 28,6% të të intervistuarve.

Dhe si mund ta harrojnë si argument telekomandën (27,4%) ose kompjuterin (14,5%)?

Ndoshta është më mirë t’i mbyllim këto pajisje të djallit, të shihemi në sy duke kujtuar se për çfarë tjetër mund të ziheni, ka mjaft të tilla kur jetoni nën të njëjtën çati.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top