Lifestyle

January 15, 2016 | 9:26

Bashkëshorti i Celine Dion humbet betejën e gjatë me kancerin

Pasi luftoi kundër sëmundjes së kancerit tri herë në kohëra të ndryshme, bashkëshorti i Celine Dion, Réne Angélil, ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Sipas revistës People “Réne Angélil, 73 vjeç ndërroi jetë dje në mëngjes në shtëpinë e tij në Las Vegas, pas një beteje tejet të gjatë dhe kurajoze kundër kancerit”. Lajmin e bëri të ditur një përfaqësues i familjes në një deklaratë për median.

“Familja kërkon që privatësia e tyre të respektohet në këtë moment. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një deklaratë tjetër.

Dion u takua me Angélil kur ishte vetëm 12 vjeçe dhe më vonë ai u bë menaxheri i saj. Çifti u martua në një ceremoni në vitin ‘94 në Montreal dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Në një intervistë për USA Today, këngëtarja me zemër të thyer është shprehur se bashkëshorti i saj “është i vetmi i dashur që kam pasur”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top