Marrëdhënie

March 10, 2017 | 14:04

Bashkëshortja e Gent Hazizit rrëfen si është jeta me një aktor

Aktori i Gent Hazizi ka prezantuar me publikun familjen e tij. Në studion e “Rudina” në Tv Klan çifti ka rrëfyer për marrëdhënien e tyre. Eltona Toromani, bashkëshortja e Gentit, me profesion ekonomiste shprehet se marrëdhënia me një aktor është sa e lehtë edhe e vështirë.

1

“E vështirë është sepse angazhimet e Gentit janë me orare shumë të çrregullta, në krahasim me punën time që është me një orar normal, shkon në orën 09:00 dhe kthehesh në 17:00. Kjo ma bën mua pak më të vështirë jetën, sepse jam e detyruar që të vazhdoj turnin e dytë kur Genti s’është, ndonjëherë edhe turnin e tretë. Por, megjithatë është edhe e bukur, sepse Gent i ç’dramatizon gjërat. Unë kam qenë më tepër e rezervuar dhe më e frikësuar në natyrë, në sensin që i doja pak më të sigurta gjërat, doja të kisha shumë siguri për të ardhmen, por ky i merr lehtë, nuk krijon panik . Unë zakonisht krijoj më shumë panik, kështu që në në një farë mënyrë kemi ekulibruar njëri-tjetrin,”thotë ajo.

Genti dhe Eltona janë prindër të tre fëmijëve, Tomit, Eneas (që ishte në studio) dhe vajzës Tanjas. Ajo tregon se të jesh nënë e tre fëmijëve është sa e bukur edhe e vështirë, pasi secili ka kërkesat e tij. Ajo zbuloi në studio se deri në javën e 20-të e dinin që Tanja ishte çun.

“Unë u preva komplet. U premë të tre se me tre çuna shumë e lodhshme. Thashë që shtatzënia e tretë të jetë gocë, që t’ja vlejë dhe sakrifica. Megjithatë, u mërzita vetëm një pasdite, më pas thashë nuk do të mërzitem, sepse çdo fëmijë ka kismetin e vet, siç thotë të vjetrit. Gjetëm dhe emrin, pastaj kur bëmë ekon e javës së 20-të. Doktori u emocionua jashtë mase”, tregon Eltona.

E pyetur nga  Rudina se cili është sekreti i formës së përkryer së Eltonës ajo thotë duke qeshur: “Po ja këta tre burrat që kam”.

Por si erdhi Genti në jetën e Eltonës?

“Nga një valixhe”, – tregon vetë aktori pas kësaj pyetjeje dhe nis të tregojë historinë interesante të njohjes me njeriun e jetës: “Eltonën e kam njohur nga një valixhe. Isha në Romë në shkollë dhe Anbeta Toromani, shoqja ime dhe motra e Eltonës, në atë kohë kishte filluar te Amici, dhe para se të kthehesha në Shqipëri, më la porosi t’i jepja një valixhe Eltonës. U dëgjuam në telefon, u takuam dhe pastaj filluam të frekuentoheshim. E kisha parë vetëm një herë kalimthi në Bllok, por vetëm aq. Pas një kafeje, pimë edhe një tjetër, pastaj edhe një tjetër… Aty nisi muhabeti. E kisha ndarë mendjen që të ikja në Itali. Më pas u njoja me Eltonën, e cila u bë sebep që të kthehesha përgjithmonë”, tregon Genti duke rrëfyer më tej se qysh në fillim e dinte, madje edhe ia kishte thënë muajt e parë Eltonës “je nëna e fëmijëve të mi.”

Eltona tregon se Genti është romantik, por edhe se ka hequr dorë nga lulet për një arsye shumë të bukur: “Është romantik. Genti lule nuk më blen më, sepse njëherë që ka qenë Shën Valentini ka mbjellë një pemë tek lulishte “1 Maji”. Është një pemë bliri dhe me atë pemën i ka larë të gjitha. Poshtë pemës është edhe një stol dhe kemi thënë se tek ky stoli do ulemi. Shkojmë shpesh, sepse lulishtja është ngjitur me shtëpinë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top