Ju mund të dini se sa e rëndësishme është një orar fiks i gjumit dhe stërvitja për një gjumë të mirë të natës. Gjithashtu ju duhet ta dini se nuk duhet të konsumoni alkool dhe kafeinë. Por çfarë duhet të bëni kur shkoni në shtrat? Çfarë tjetër mund t’ju ndihmojë të flini më mirë? Provoni këto këshilla dhe truke.
Zgjidhni dyshekun duhur
Ka disa lloje. Nëse keni dhimbje shpine, djersitje natën, apnea e gjumit, ose thjesht dëshironi një gjumë të mirë të natës, nuk ka vetëm një zgjedhje perfekte. Dysheku juaj duhet të jetë mjaft i fortë për të mbështetur shpinën dhe për pozicionin e gjumit, por njëkohësisht mjaft i butë për t’ju përshtatur formës së trupit.
Kjo nuk është aspak e lehtë. Disa dyqane do t’ju lejojnë të provoni një dyshek për disa javë dhe ta ndryshoni atë nëse nuk jeni të kënaqur.
Dyshekët me sustë
Ky është lloji më i zakonshëm. Këto dyshekë mund të jenë të fortë ose të butë, në varësi të asaj se nga çfarë janë bërë. Disa thonë se sa më shumë shtresa të ketë, aq më i mirë është. Ekspertët thonë se edhe po të keni 400 mbështjellje, nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Nëse jeni mbipeshë, me këta lloj dyshekësh mund të dilni shumë lehtë nga shtrati. Por ata janë shumë të mirë për shumicën e njerëzve.
Dyshekë me mbushje sfungjeri
Këto modele konturojnë trupin tuaj. Ata mund të jenë veçanërisht të mirë nëse keni dhimbje të muskujve, ose kushte të tjera që e bëjnë të vështirë për ju që të ndiheni mirë. Por për disa njerëz ata janë mjaft të ngrohtë. Pra, nuk mund të jetë një zgjedhje e mirë nëse ngrohesh shumë kur fle. Duhet t’i kushtoni vëmendje aromës. Disa njerëzve nuk u pëlqen aroma që mund të lëshojnë kimikatet e sfungjerit.
Dyshekë me ajër
Këtu nuk duhet nënkuptuar llojin i dyshekut që ruajmë në dollap dhe e nxjerrim kur vijnë mysafirë. Ky është një dyshek me fund të lartë me dhomat e ajrit që përshtaten për qëndrueshmëri dhe mbështetje. Partneri juaj mund të personalizojë anën e tij të shtratit pa ndikuar në anën tënde.
Zgjidhni çarçafët e duhur
Më të rekomandueshëm janë at prej pambuku ose liri. Kjo i bën ata që të jenë të butë dhe të ajrosur. Përzierjet e poliestrës / pambukut nuk do t’ju mbajnë si të freskët dhe të thatë. Zakonisht shumë të mirë janë çarçafët pambuku me fibra shumë të gjata.
Lajini shpesh çarçafët
Era e çarçafëve të freskët dhe të pastër ju ndihmojnë të flini më mirë. Lajini ato të paktën një herë në javë. Përdorni nxehtësi të mesme ose të ulët për t’i tharë dhe hidhni zbutësin e rrobave në mënyrë që të zgjas më gjatë. Mos harroni këllëfët e jastëkëve. Ata marrin shumë vajra dhe djersë nga fytyra juaj.
Zgjidhni jastëkët e duhur
Zgjedhja e gabuar jo vetëm që do t’ju lërë pa gjumë, por mund të shkaktojë dhimbje në qafë, mpirje dhe dhimbje koke. Një jastëk i mirë mban formën e saj dhe mbështet pozicionin tuaj të gjumit, kështu që koka juaj nuk është shumë larg përpara ose prapa.
Nëse jastëku nuk kthehet në formë, gjysmë ore pasi të jesh zgjuar, ndoshta është koha për një të ri. Ndërrojeni atë çdo 18 muaj ose më shumë, sepse ajo mund të krijoj myk, polen, dhe pluhur merimangash që mund t’ju sëmurin ose t’ju shkaktojnë alergji.
Pastroni shtratin!
Tingëllon pak çuditshëm, por nëse veproni, do të keni më shumë gjasa që të bëni një gjumë të mirë. Shkencëtarët nuk e dinë pse, por mund të jetë se thjesht ju bën të ndiheni mirë kur pushoni gjatë natës. Gjithashtu ju ndihmon dhe pastërtia e dhomës së gjumit. Nuk të dhëna nëse duhet ta pastroni atë vetë.
Provoni zhurmat e bardha
Gumëzhimi i vazhdueshëm i një kondicioneri, mund të maskojë tingujt që mund t’ju zgjojnë, si bisedat dhe përplasjet e dyerve. Ju gjithashtu mund të merrni aplikacione telefonike që bëjnë zhurmë të bardhë sipas zgjedhjes suaj.
Nëse flini përmbys
Ju mund flini përmbys për t’u ndier më rehat, që do të thotë që ju ndoshta deh nuk do të flini. Të fjeturit në këtë mënyrë mund të tendos qafën dhe pjesën e poshtme të shpinës. Por nuk është gjithmonë e lehtë për të ndryshuar pozicionet. Nëse tashmë flini kështu, ajo që mund t’ju ndihmojë është përdorimi i një jastëku shumë të butë ose të hollë, ose dhe të mos përdorni fare për të ruajtur qafën nga dëmtimi.
Nëse fle në shpinë
Kjo mënyrë të fjeturi mund t’ju bëjë të gërhisni dhe krijon vështirësi për shpinën tuaj. Ky pozicion gjithashtu mund të kontribuojë në apnean e gjumit, një gjendje serioze ku gërhitja ndërpret frymëmarrjen tuaj.
Vendosja e një jastëku ose peshqiri të mbështjellë nën gjunjë mund t’ju ndihmojë në mbajtjen e kurbës natyrale të shtyllës kurrizore. Për kokën keni nevojë për një jastëk që vjen i hollë në pjesën e mesit dhe që është paksa më i trashë në mënyrë që të mundësojë mbështetjen e duhur për qafën tuaj. Jastëkët e me sfungjer janë mjaft të mirë, sepse ata i japin forcë formës suaj.
Nëse fle anash
Në këtë rast ka më pak të ngjarë që të gërhisni ose të keni dhimbje prapa. Ju gjithashtu keni mundësi për një gjumë më të mirë gjatë gjithë natës. Të gjitha pozitat e “gjumit anash” janë të mira, por pozicioni i fetusit, me gjunjë të përkulur pak në drejtim të gjoksit është më i miri. Ajo që mund t’ju ndihmojë është përdorimi i një jastëku të madh dhe të fortë për të kapërcyer distancën nga veshi juaj në shpatullën tuaj. Një tjetër jastëk midis këmbëve mund t’ju ndihmojë ta mbani shtyllën kurrizore.
Nëse jeni shtatzënë
Zakonisht gjatë kësaj periudhe më e rehatshme dhe e shëndetshme për ju dhe fëmijën tuaj është të fjeturit në një krahë. Ana e majtë është më e mirë, sepse mundëson furnizimin e foshnjës me më shumë gjak dhe ushqyes. Por mos u shqetësoni nëse zgjoheni në krahun tjetër. Ajo që mund t’ju ndihmojë është vendosja e një jastëku nën barkun tuaj dhe midis këmbëve për të mbështetur peshën tuaj.
Çfarë të vesh?
Pambuku është i butë, por nuk mund t’ju mbajë mjaft ngrohtë. Fanellata është më e ngrohtë, por mund t’ju bëjë shumë vapë gjatë verës. Mëndafshi është i shtrenjtë dhe i vështirë për t’u pastruar. Një veshje që ju rri e lirë është më e mira.
Nëse i keni këmbët të ftohta, të cilat mund të jenë të këqija për gjumë, vishni çorape. Por nëse ato janë shumë të trasha mund të ngrohin tërë trupin tuaj. Nëse keni shumë vapë, provoni të flini lakuriq. Kjo mënyrë të fjeturi mund t’ju mbajë të freskët dhe të bëni gjumë më të gjatë dhe më të thellë.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.webmd.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.