Një fotografe është befasuar kur ka numëruar zogjtë në një fotografi që ajo mori në një përkujtimore të viktimave në Orlando.
“Kur ne përballemi me diçka aq tragjike, aq të vështirë për ta përballuar, sa ai sulm në Orlando, disa prej nesh do të kërkojnë ngushëllim tek hyjnorja,” shkruan CNN.
Dhe në këtë moment, gjërat e vogla – një nga ato që nuk i ka të gatshme shpjegimet – mund të marrë një rëndësi të madhe. Kjo më poshtë është historia e një momenti të tillë.
Kur emrat e 49 viktimave të klubit të natës Pulse ishin duke u lexuar në një përkujtimore në Orlando, një fotografe vuri re diçka lart në qiell: Një tufë zogjsh që fluturonte! Ajo u bëri me shpejtësi një fotografi. Por nuk u habit aq nga kjo sesa kur numëroi zogjtë që kishte kapur në fokus: Ishin 49!
“Atëherë, unë ai tregova atë që pashë të gjithëve rreth e rrotull meje, – tha ajo. – Të gjithë u tronditën!”
Ndjenja e paqes.
Përkujtimorja me qirinj u mbajt të hënën në “Dr. Phillips Performing Arts Center”. Fotografja tha se kishte një heshtje shurdhuese ndërmjet pauzave nga leximi i njerit emër tek emri tjetër dhe ofshama të dhimbshme në turmë.
Si shumë të tjerë, ajo mbante zi për humbjen e madhe të atyre që njihte kur pa zogjtë.
“Të shikoja zogjtë më jepte një ndjesi paqese për tragjedinë,” tha ajo.
Një zëdhënës i Qëndrës së Artit tha se zogjtë ishin habi për ta; Qendra nuk kishte lëshuar zogj në fluturim gjatë asaj përkujtimoreje.
Rreth 60 milje larg – në një përkujtimore tjetër që po mbahej në Lakeland të Floridas për viktimat – në fakt ishin lëshuar 49 pëllumba në fluturim.
Por zogjtë në këtë foto dukeshin të errët. Se nga erdhën, askush nuk e di.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.