Ashtu sikurse është bërë e ditur prej kohësh, 19 Maji është data e dasmës së princit Harry dhe aktoren Meghan Markle. Ditën e hënë pallati mbretëror britanik ka publikuar disa hollësi rreth organizimit të kësaj ngjarjeje, e cila është më e pritura në Britaninë e Madhe, por edhe jashtë saj.
Ceremonia tradicionale martesore do të zhvillohet në mesditë, në kështjellën Winsdor.
Pasi të jenë betuar për dashuri të përjetshme, rreth orës 13:00, Harry dhe Meghan do të hipin në karrocë për të parakaluar jashtë kështjellës Windsor, përgjatë shëtitores së famshme Long Walk, që pritet të jetë e mbushur me admirues të princit dhe aktores amerikane.
Në mbrëmje, princi Charles ka organizuar për të birin një pritje më të rezervuar. Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan martesën e tyre në muajin nëntor. Çifti u njoh në Kanada në vitin 2016, gjatë një eventi.
Burimi / http://tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.