John Willows është bërë prind për herë të dytë në moshën 73-vjeçare. Për herë të parë John u bë baba me partneren e tij Polly Jackson D’Zake, 43 vjet më të re se ai, në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2011, kur ai ishte 69-vjeç. Ndonëse jetojnë të ndarë, çifti thotë se janë një familje e lumtur me vajzën 3-vjeçare Esther dhe djalin e sapolindur David.
“Jam i lumtur që e kam takuar Pollyn, ajo është dashuria e jetës sime. Fëmijët më bëjnë të ndihem i ri. Ata sjellin pranverë në hapat e mi. Kemi marrë komente të çuditshme në lidhje me hendekun moshës, por kjo nuk na shqetëson. Ju nuk mund të vini një moshë në dashuri, ndaj shumica e njerëzve janë shumë përkrahës. Ata janë të kënaqur që na shohin kaq të lumtur”, është shprehur Jon.
Ndërsa zonja Jackson D’Zake tha se partneri i saj është një baba i shkëlqyer dhe një person fantastik.
Polly ka edhe një djalë, Mateu, nga një marrëdhënie e mëparshme, dhe thotë se John e trajton atë si fëmijën e vet.
Çifti, nga Lincoln, u takuan në kishë pesë vjet më parë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.