Dëshmi

May 9, 2019 | 8:30

Bëhet nënë tre vjet pas diagnostikimit me kancer dhe trajtimit me kimioterapi: “Unë dua të jap shpresë, ne mundemi”

E vogla Giorgia erdhi në jetë vetëm tre vjet pasi nëna e saj u diagnostikua me kancer gjiri. “Ajo që nënat ndiejnë kur shohin fëmijën e tyre për herë të parë, po e provoj çdo ditë. Unë dua që të gjitha gratë të mos e humbin shpresën”, thotë ajo.

“Dua t’u jap shpresë shumë grave të reja që, pavarësisht se janë diagnostikuar me kancer, të shpresojnë të bëhen nëna. Unë nuk dua të mashtroj askënd sepse ka aq shumë variabla, por sot ekziston një mundësi dhe unë jam dëshmitare e saj”. Donatella Cintura është një grua shumë e fortë. Një nënë e cila arriti të mundë sëmundjen dhe kimioterapinë dhe të lindë Giorgia, vetëm tre vjet pasi u diagnostikua me kancer gjiri. Donatella, 40 vjeç, ishte protagoniste e konferencës së organizuar nga Anvolt, në qendër të së cilës ishte pjelloria dhe shtatzënia tek gratë me kancer. Pranë saj ishte dhe babai i  të voglës Giorgia, Francesco Pergher.

Historia e Donatellës fillon në dhjetor 2014. Dr. Antonella Ferro, koordinatore e rrjetit të gjirit klinik, i jep asaj lajmin e tmerrshëm: kancerin e gjirit, për të cilin duhet të bënte gjashtë muaj kimioterapi dhe më pas pesë vjet terapi hormonale. Jo diçka e këndshme për një 37 vjeçare (në atë kohë) që shpreson të bëhet nënë. “Të kisha një fëmijë ishte në projektet e mia – thotë Donatella – pas kemoterapisë, ideja ime e amësisë ishte gjithmonë aty, në zemrën dhe kokën time. Dr. Ferro më tregoi për një studim të vazhdueshëm mbi mundësinë e ndërprerjes së terapisë hormonale për një kohë. Unë shkova në Milano tek Dr. Peccatori i cili më tha se mund ta bëja, por së pari do të duhej të përfundoja së paku 18 muaj terapi hormonale”.

Ishte shkurti i vitit 2016, kur gruaja ndërpreu trajtimin dhe një vit më vonë, më 10 prill 2017, testi i shtatzënisë doli pozitiv. “Unë jam e vetëdijshme se çdo rast është unik dhe i ndryshëm, por dua të jap shpresë. Kur po kurohesha – vazhdoi Donatella – dhe lexova tregimet e grave që më vonë kishin fëmijë, vura re se ishin të gjithë shumë të rinj dhe nuk kishin nevojë të ndalonin terapinë. Nëse jam këtu është edhe për shkak të një ndjenje të madhe mirënjohjeje ndaj mjekëve”. Giorgia ka lindur më 26 dhjetor dhe atë ditë nëna e saj kuptoi se ajo kishte mposhtur të keqen që kishte brenda saj. “Nëse tumori heq shansin tuaj për të dhënë jetë, ai tumor vret jetën. Nuk më frikësoj ideja e përballjes me kimioterapinë, por fakti se nuk e dija nëse do të kisha mundësi të kisha fëmijë apo jo,” thotë ajo.

“Sot e konsideroj veten jashtëzakonisht të lumtur, sepse unë jetoj një amësi të veçantë. Ajo që nënat ndiejnë kur shohin fëmijën e tyre për herë të parë, unë e provoj çdo ditë. Është një emocion shumë i veçantë”, përfundoi Donatella.

 

 

Burimi / www.interagisco.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top