Në fokus

April 29, 2019 | 12:18

Bërja e gjërave vetëm nuk ju bën të çuditshëm. Thjesht ju bën të lirë…

Ju doni të ecni vetëm, në liri, të hani drekë vetëm në restorant, të shkoni në kinema pa tërhequr të gjithë miqtë nga pas dhe për këtë ju thërrasin të çuditshëm. Ju nuk jeni. Ju thjesht jeni të lirë.

Lirojeni veten nga kushtëzimi, nga të gjitha format e varësisë, nga nevoja për të mbushur jetën tuaj me gjithçka dhe më shumë. Shumë njerëz kanë frikë të jetojnë me veten e tyre, ata e konsiderojnë këtë jo vetëm të çuditshme, por edhe të rrezikshme. Ata kanë frikë nga humbja e miqësisë, frikësohen nga vetmia!

Në të vërtetë koha e shpenzuar vetëm, duke jetuar në liri, nuk do të thotë të jesh asocial. Nuk ka asgjë të çuditshme nëse ndaleni për të ngrënë një pizza vetëm. Ose të ecni në pyll pa shoqërinë e dikujt që ju bën të mos ndiheni vetëm. Ju nuk jeni! Ju jeni me veten!

Kjo është vetëm një mënyrë si çdo tjetër për të qenë në gjendje të riorganizoni mendimet, të reflektoni mbi gjërat, të rigjeneroheni nga rutina e përditshme. Ju nuk jeni të çuditshëm. Ne jetojmë në një shoqëri që i sheh qëndrimet e tilla, të çuditshme që nuk përshtaten, të cilët duket se lënë mënjanë ata që preferojnë të qëndrojnë vetëm sesa të kultivojnë marrëdhënie boshe dhe sterile.

Është një person i çuditshëm ai që vendos të shkëputet nga interneti, telefoni, kompjuteri, për të gëzuar një libër të mirë.

Një person që ndjen nevojën për lirinë e tij është i çuditshëm

Ndoshta për të menduar, ata që nuk i ndiejnë këto nevoja janë të çuditshme. Ata që gjithmonë kanë nevojë për miratim, pëlqim. Sikur, në mungesë të gjithë kësaj, jeta mund të humbasë vlerën. Një studim i kryer nga Universiteti i Dublinit ka treguar se njerëzit që preferojnë të kalojnë një numër të caktuar orësh në vetmi, janë ata që kanë vetëbesim më të madh. Kush arrin të zhvillojë kreativitet më të madh dhe, paradoksalisht, ata që arrijnë të jenë më të ndjeshëm ndaj të tjerëve.

A duket e çuditshme për ju? Megjithatë ja çfarë doli nga anketa.

Ne nuk lindim me të njëjtat interesa, me të njëjtat shije, prirje. Pra, pse e privoni veten nga një përvojë ku shoku ose partneri preferon zgjedhje të tjera? Pse të emërtoni një person që thjesht nuk ndjek masat, nuk e do atë që çdo njeri e do, nuk dëshiron atë që pothuajse të gjithë dëshirojnë?

Diversiteti është një pasuri, jo diçka e çuditshme që duhet korrigjuar. Të jesh në gjendje të jesh në paqe, i qetë, madje edhe në vetmi, nga ana tjetër do të thotë të kesh një karakter të strukturuar. Do të thotë të dish atë që dëshiron, jo duke u sjell sipas gjykimit të të tjerëve. Kjo thjesht do të thotë të ndjekësh zemrën tënde. Pa këtë ndjenjë të çuditshme.

Bernardo Bertolucci ka thënë: “Vetmia mund të jetë një dënim i jashtëzakonshëm ose një arritje e mrekullueshme.”

Prandaj, kjo varet nga vizioni që kemi për jetën dhe mbi të gjitha nga frika e gjykimit të të tjerëve. Shkoni të bëni vetëm gjërat që keni ëndërruar gjithmonë dhe që shpesh i shtyni. Edhe më ato të çuditshme. Pse jo? Realizoni fantazitë tuaja, jetoni aventurat tuaja dhe buzëqeshni me ata që e kanë të vështirë t’iu kuptojnë. Jo, nuk jeni të çuditshëm. Ju jeni mrekullisht të lirë.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / /www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top