Në fokus

April 24, 2020 | 12:24

Besarta Taçi: Izolimi nga Covid rrit rrezikshmërinë e joshjes online për të miturit

 

(Pedofilia online)

Joshja online: (adescamento; grooming online) çfarë është?

Besarta Taçi, psikoseksologe, Drejtoreshe "Qendra Klinike-Psikoseksuologjisë- EMDR Albania

Besarta Taçi, psikoseksologe, Drejtoreshe “Qendra Klinike-Psikoseksuologjisë- EMDR Albania

Mesazhe, komplimente, krijimi i një afrimiteti por edhe kërcënime online nga ana e një të rrituri drejt një të mituri për të pasur foto, video, takime seksi në social network, chat ose dhe takime live.

Shumë pedofilë janë të informuar që preadoleshentët dhe adoleshentët janë më shumë të pranishëm online në këtë periudhë. Në disa shtete është vënë re se po përdorin pikërisht këtë periudhë për të afruar miqësisht të miturit, për përfitime kriminale (materiale pedopornografike apo marrëdhënie seksuale me të miturit).

Kujdes, mos harroni:

1.Pedofilët përdorin profile false duke gënjyer për moshën e tyre dhe duke u prezantuar si bashkëmoshatarë.

2.Joshja online mund të zgjasë disa javë, muaj apo edhe të ndodhë në një herë të vetme.

3.Të miturit më në rrezik janë ata që lundrojnë vetëm për shumë kohë dhe pa kontrollin e prindërve.

2

Çfarë duhet të bëjnë prindërit me fëmijët e tyre:

-flisni me fëmijët, tregojini rrezikshmërinë që hasin online

-mësojini mos të tregojnë identitetin e tyre online

-të mos ndajnë foto, video dhe adresën e tyre

-qëndrojuni afër atyre kur lundrojnë, kuptoni preferencat dhe tregojini website të cilat nuk duhet të hapin

-mbani PC në hapësirat ku të gjithë pjesëtarët mund të kenë akses

-ruani kronologjinë e PC-së për disa ditë, nëse vëreni se fëmija e ka fshirë, flisni për këtë çështje

-kontrolloni shpesh hard-diskun e PC-së

-shpjegojuni që nuk duhet të pranojnë kurrë takime nga një i panjohur (edhe nëse mund të kenë kohë që komunikojnë online)

-tregojini që disa të rritur janë të aftë të krijojnë profile false që pas tyre fshihen mendime kriminale

-mbajini aktiv një antivirus

-mësojini të mos i përgjigjen sms-ve me fjalë vulgare ose ofenduese;

-edukojini mos të përdorin të njëjtin fjalor

-mos i lejoni lundrimin për shumë orë

-mos i mohoni komunikimin dhe mbështetjen tuaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top