Në fokus

September 27, 2018 | 12:26

Besimi, premtimet dhe zemrat: gjëra që nuk duhet të thyhen

Ka tri gjëra që nuk duhet të thyeni kurrë: besimi, premtimet dhe zemrat. Nëse mendojmë për këtë, disa dimensione janë të çmuara në jetë, falë tyre ne jemi në gjendje të ecim përpara në jetën tonë me më shumë paqe dhe siguri.

Një aspekt që psikologët socialë dhe madje edhe sociologët shpesh flasin është se në ditët e sotme shumë njerëz lidhen me të tjerët përmes modelit të ashtuquajtur zbutje e riskut. Kjo do të thotë se, ka shumë njerëz që shmangin thellimin e marrëdhënieve të tyre personale dhe emocionale, sepse ata nuk duan të lëndohen, të zhgënjehen, të vuajnë nga frustrimi ose ndonjë mashtrim.

“Është e pamundur të përballesh me jetën pa i besuar askujt. ” -Graham Greene-

Ky “kursim” i energjisë emocionale, ky kontroll emocional çon në vendosjen e lidhjeve të dobëta, marrëdhënieve të riciklueshme që vijnë dhe shkojnë. Si rezultat, është e qartë se rreziku i lëndimit është zbutur, pasi krijohen lidhje të padëmshme që japin lumturi momentale. Megjithatë, a ka vlerë të jetosh në atë dhomë të ftohtë, ku nuk lejohet diçka autentike?

Një aspekt që nuk mund të harrojmë është se secili prej nesh është “programuar” gjenetikisht për t’i besuar të tjerëve. Është diçka që na nevojitet me gjithë forcën tonë sepse në një farë mënyre mbijetesa jonë varet gjithmonë nga individi që është pjesë e rrethit tonë më të afërt shoqëror.

Askush nuk fiton nëse ai gjithmonë nuk beson te të tjerët. Ju fitoni duke treguar instrumente, energji dhe synime, duke qenë emocionalisht të guximshëm, duke u përpjekur të jeni të hapur, të keni një qëndrim pozitiv, duke pasur parasysh se ka tri aspekte që nuk duhet të dëmtohen ose të thyhen kurrë: besimi, premtimet dhe zemrat.

Besimi, premtimet dhe zemrat kanë më shumë vlerë se paratë

Rimëkëmbja e besimit të humbur është një nga përpjekjet më komplekse, delikate dhe të vështira që mund të përjetojë një qenie njerëzore. Si fëmijë na mësojnë, në shumicën e rasteve, se ka gjëra të caktuara që ne nuk duhet t’i shkatërrojmë, sepse ata i kushtojnë të holla, sepse janë shumë të vjetër dhe janë të pazëvendësueshëm ose thjesht sepse ajo që prishet ose ndahet në gjysmë nuk mund të përdoret më.

Pak herë na kanë bërë të ditur se ka gjëra të tjera që, megjithëse nuk mund të shihen apo preken, thyhen më shpesh. Për më tepër, ka përmasa të padukshme që fragmentohen si eshtrat e trupit dhe që, çuditërisht, e bëjnë shumë më të vështirë të shërohet. Ne flasim për besimin, premtimet, respektin dhe dashurinë që fle në zemrat e njerëzve që vlerësojmë.

 

Burimi / http://www.lamiatempestaperfetta.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top