Lifestyle

April 13, 2017 | 13:19

Besimtarët ortodoksë ngjyrosnin sot vezët e Pashkëve. Pse janë në ngjyrë të kuqe?

Për të krishterët ortodoksë një nga traditat më të vjetra të Pashkëve janë vezët e lyera në ngjyrë të kuqe. Vezët simbolizojnë varrin bosh të Jezusit, i cili u ngrit pas kryqëzimit të tij dhe janë përdorur si mjet universal i  prezantimit për besimtarët e krishterë, ndërsa edhe parathonë përvojën e përjetshme të jetës, e cila pret besimtarët e vërtetë pas vdekjes.

1

Një simbol i pjellorisë dhe pavdekësisë midis të gjithë kombeve dhe epokave të qytetërimit njerëzor, veza duket se është bosh brenda, por jeta përhapet kur prej saj del një zog.

Sipas traditës pagane, krijimi i botës është në një vezë, i cila u thye  në dy gjysma, duke formuar njëra qiellin e tjetra tokën.

Pse ngjyroset në ngjyrë të kuqe veza e Pashkëve?

E kuqja është ngjyra e jetës dhe fitores. Zakoni i vezës së Pashkëve e ka origjinën në mesin e të krishterëve të hershëm të Mesopotamisë, për të cilët veza e kuqe bëhej në kujtim të gjakut të çmuar të Krishtit. Shumica e tregimeve lidhin të kuqen e vezëve të Pashkëve me Maria Magdalenën apo edhe me të tjera femra.

Magdalena shkoi në Romë për të predikuar Ungjillin dhe kur u shfaq para perandorit Tiberit, i ofroi atij një vezë të kuqe, duke thënë:” Krishti u ngjall! “

Tiberius, i cili ishte skeptik mbi thëniet e gruas, i tha Magdalenës, se në qoftë se ajo kishte thënë të vërtetën, atëherë vezët e tija do të kthehen në të kuqe. Në këtë pikë veza u kthye në të kuqe të gjakut, dhe kështu filloi predikimi i saj.

Manastiri rus i Maria Magdalenës në Jerusalem ka një afresk të madh që përshkruan atë duke i paraqitur perandorit romak një vezë të kuqe.

Një histori e dytë thotë që Virgjëresha Mari u ofroi ushtarëve romakë një shportë plot me vezë që ato ta trajtonin më mirë djlain e saj. Ndërsa ajo ishte duke u lutur për të, lotët e saj ranë mbi vezë dhe u kthyen të kuqe.

Një variant i tregimit thotë se një grua e panjohur, e cila nuk e besonte lajmin e ringjalljes së Krishtit, tha se ajo do e besonte vetëm kur të mbante të ktheheshin të kuqe dhe mrekullisht,  vezët ndryshuan.

Bazuar në traditë vezët ngjyrosen ditën e së Enjtes së Madhe nga më e moshuara e familjes. Para ngjyrosjes, gruaja e shtëpisë ndez një qiri dhe bën kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe! Veza e parë detyrimisht ngjyroset e kuqe dhe me të fshihen buzët e fëmijëve dhe nuseve të reja, që të jenë të shëndetshëm, të bukur e të mbrojtur prej syrit të keq. Veza e kuqe e Pashkëve vendoset në çdo shtëpi, për të sjellë shëndet dhe mirëqënie. Me të fillon ngrënia e parë, për herë të parë hahet veza e kuqe pas kreshmës së gjatë.

Njerëzit besojnë se këto vezë mund të zgjasin 40 ditë jashtë frigoriferit pa u prishur. Për më tepër, në rast se prifti bekon vezën e të enjtes së Shenjtë, të dielën e Pashkës, atëherë ajo mund të zgjasë edhe një vit pa u prishur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top