Mirëqenie

November 20, 2019 | 8:35

Besoja imazhin duarve të arta të doktoreshë AMRA

Çfarë e bën Amra Medical Aesthetics të jetë klinikë e kërkuar nga femrat shqiptare për shërbimet e saj? Padyshim punimet microblading, të njohura si vetulla me fije, fillerat, rritja e volumit të buzëve me acid hialuronic, botox, prp, fshirja e tattove e punimeve të padëshiruara, i tërë make up-i permanent, e plot shërbime të tjera.

Të qenit me eksperiencë dhe e certifikuar nga akademitë më të mëdha në botë si: Akademia Internacionale e Estetikes Mjekësore Genesis, Dream Smiles & Skin Care, Bioenergetic Lab, Akademia e Branko Babic, si dhe trajnime e një investim në profesion për të qenë afër risive më të fundit për një pamje me nur.

Shërbimi më i kërkuar i klinikës Amra Medical Aesthetics janë vetullat microblading, duke qenë se i japin portretit një pamje natyrale dhe të parezistueshme. Të jesh e bukur pa u vënë re! Ky ka qenë dhe pikësynimi i vetë doktoreshë Amra, e cila në formim të saj ka një investim të gjatë për mjekësi. Ndoshta duket e pabesueshme, të studiosh mjekësinë dhe të adhurosh kaq shumë artin e microblading, por që në fëmijërinë e saj, për Amra, piktura ka qenë talenti i cili i ka dhuruar shumë çmime të para për Shqipërinë. Piktura është një plus i madh pse ky shërbim del kaq perfekt nga duart e Amrës.

Higjiena gjithashtu është gjithçka nevojitet për këtë trajtim, ndërsa çdo gjë është njëpërdorimëshe. Për vetulla perfekte, krejt origjinale dhe pa shenja, matjet janë çelësi kryesor, si dhe talenti për të përshtatur vetullën ideale me secilën fytyrë. Ky nuk është vetëm një biznes, është një dhunti të cilën ta dhuron Zoti. Dhe kjo aftësi qëndron më së miri në duart e të talentuarës Amra. Sipas doktoreshës: “Jo pa qëllim me qindra vajza kanë zgjedhur Amra Medical Aesthetics, të cilat na falënderojnë çdo ditë që kemi qenë zgjedhja e tyre, pasi është e trishtueshme të shikosh se si ca të tjera bien “viktima” nëpër sallone të cilat nuk janë të trajnuara për të kryer këtë procedurë. Ndonjëherë, kjo është pjesa më e vështirë të korrigjosh gabimet e të tjerëve. Mjekësia estetike është një ëndërr e bërë realitet. Është pikërisht fusha ku marr kënaqësinë maksimale, fusha ku ndjehem mjeshtre. Ndonjëherë nuk është e nevojshme një bisturi për të ndryshuar diçka në fytyrë dhe për t’i dhënë pamjen ideale, por me dermal fillers çdo gjë është e mundur.

Edhe korrigjimi i defekteve të hundës, eliminimi i rrudhave, rritja e volumit të buzëve, parandalimi dhe eliminimi i rrudhave me botox etj. Për këtë sigurisht zgjidhen firmat më elitare, të cilat garantojnë sigurinë maksimale për klientin. Për gjithë këtë arritje, falënderimi kryesor i takon bashkëshortit që më mbështet, familjes, e cila më fal faktin që shumicën e kohës jam në punë dhe s’kam kohë të kaloj mjaftueshëm me to, fëmijët janë forca kryesore që më bëjnë më të vendosur për të ecur përpara”.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top