Në fokus

April 16, 2019 | 10:22

Besoni më shumë atë që ndjeheni, se atë çfarë mendoni

Ndonjëherë duket sikur kemi një shqis të gjashtë, kur vjen puna, për shembull, për të kuptuar se cilët njerëz mund të na dëmtojnë. Ne shpesh tentojmë t’i japim pak rëndësi kësaj intuite, sepse nuk bazohet në parametra racionalë dhe prandaj parandalojmë shqisën e gjashtë që të ndikojë në mundësinë e të qenit i gabuar.

Megjithatë, intuita jonë është shumë e rëndësishme, themelore. Truri përpunon sasi të mëdha informacioni, më shumë se sa ne mund të mendojmë “racionalisht”. Intuita është ndriçimi që zemra e di, por mendja e injoron.

Thuhet se inteligjenca jonë është gjithmonë e drejtë, ajo intuitë nuk është kurrë e gabuar. Për më tepër, në terma emocionalë, intuita ka një peshë të madhe. Kjo është ajo ku ndjehet empatia, e cila është një lloj intuite.

Me kalimin e kohës, menaxhimi i këtyre të dhënave bëhet një veprim automatik që do të na ndihmojë të zhvillojmë një zhdërvjelltësi të caktuar intuitive. Ky aspekt është i rëndësishëm veçanërisht në dashuri. Intuita bëhet metoda më e mirë për të njohur situatat, njerëzit, pasojat e mundshme të ngjarjeve që ndodhin në kontekstin në të cilin jetojmë. Pavarësisht nga kjo, duke u mbështetur vetëm në shqisën e gjashtë mund të jetë kundërproduktive: duhet gjithmonë t’i kushtoni vëmendje dhe dozës së intuitës dhe arsyes.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top