Këshilla & Arsye

July 12, 2018 | 10:31

‘Biblioterapia’, metoda e re për të qetësuar mendjen

Harrojeni yogën! Ka një terapi të re, e mbase edhe të vjetër njëkohësisht, që po gjen çdo ditë e më shumë përdorim të gjerë në botë për qëllime terapeutike. Quhet “Biblioterapi” dhe është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë të gjithë: të lexojmë!

Nuk ka nevojë për veshje të posaçme, për përgatitje, palestra, organizim të lodhshëm kohe. Librin e lexon në çdo kohë.

Për herë të parë, “Biblioterapia” si term është përdorur në vitin 1916, në artikullin “Një klinikë letrare” të “Atlantic Monthly”. Autori fliste aty për një institut “bibliopatik” të ndodhur në bodrumin e një kishe, e të drejtuar nga një person i quajtur Bagster, në të cilin leximi rekomandohej për vlerat shëruese.

“Biblioterapia është një shkencë e re”, thoshte Bagsteri. “Një libër, – arsyetonte ai, – mund të jetë stimulant ose sedativ, mund edhe të ngacmojë. Mund të jetë shurupi qetësues ose mustarda që djeg. Ai, me pak fjalë zgjon dhe përçon jetë të re tek ne”.

Sot “Biblioterapia” ka marrë forma të ndryshme, duke nisur nga kurset e literaturës në burgje, e deri te grupet e leximit për të moshuarit që vuajnë nga demenca. Ndonjëherë do të thotë seancë për ata që janë shkëputur prej kohësh e duan t’i rikthehen leximit, por mund të jetë mbase edhe më e thjeshtë sesa kaq.

Mjafton vetëm të uleni e të lexoni, për të mirën e mendjes dhe shëndetit tuaj.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top