Marrëdhënie

January 16, 2017 | 12:57

Bie miti/ Doni të jetoni gjatë? Shmangni seksin

Në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur një ilaç magjik për t’i shtuar njeriut edhe 10 vite jetë, tashmë shkencëtarët  besojnë se kanë gjetur saktësisht se si mund të zgjasin jetën tuaj, por ky nuk do të jetë një ndryshim i lehtë për shumë prej jush. Sipas tyre, sa më pak seks të bëni në jetën tuaj, aq më shumë do të jetoni.

Ekspertët besojnë se kjo mund të shpjegojë pse murgeshat, të cilat shmangin nga jeta tyre seksin priren të jetojnë më gjatë.

“Daily Mail” shkruan se hulumtuesit e Universitetit të Sheffield nga një eksperimet i kryer me brumbuj, zbuluan se ata që nuk çiftëzoheshin jetonin më gjatë, sesa ata që çiftëzoheshin. Ndërsa ata që u përpoqën të linin pasardhës ngordhën akoma më shpejt.

Lirimi i hormonit për prodhimin e spermës në një mashkull apo vezëve në një femër tek insektet kishte efekt negativ në sistemin e tyre imunitar, si dhe ndikonte në aftësitë e organizimit për të luftuar bakteret.

2

Pavarësisht se mekanizmi nuk është i njëjtë në njerëz, autori i studimit Dr. Michael Siva-Jothey beson se parimi mund të zbatohet. Njerëzit gjithashtu kanë sistem të dobët imunitar gjatë seksit, e cila shpjegon se si IST mund të përhapet lehtësisht, shtoi ai.

Murgeshat, priftërinjtë, famullitarët dhe murgjit  jetojnë më gjatë se të tjerët. Besohet se normat e tyre të ulëta të tensionit të lartë, i cili rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru janë përgjegjëse për këtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top