Nëse nuk jeni të sigurt se nga të drejtoheni apo ku duhet ta filloni karrierën tuaj ju mund të merrni disa këshilla nga miliarderi Bill Gates.
Bashkëthemeluesi i Microsoft, i cili lexon gjatë të gjithë kohës libra rreth së ardhmes së njerëzimit, ka një ide se cilat aftësi.
“Është e qartë se ne kemi nevojë për një grup jashtëzakonisht të gjerë talentesh, por nëse talentet tuaja ju çojnë drejt shkencës, programimit apo në zbulimin e biologjisë dhe energjisë, ato lloj zonash do të jenë burimi më i madh i ndryshimit”, tha ai.
Ai tha diçka të ngjashme edhe në një intervistë në vitin 2016 në Linkedin.
“Njerëzit me prejardhje në shkencë, inxhinieri, dhe ekonomi do të jenë agjentët e ndryshimit në të gjitha institucionet”.
Ai gjithashtu shtoi se shumë karriera në të ardhmen do të kenë shumë kërkesë për këto gjëra.
Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni një “ekspert kodimi” u shpreh ai, por njohuritë themelore të shkencave, aftësitë matematikore dhe të ekonomisë do t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht.
“Arsyeja që këto aftësi do të krijojnë mundësi kaq shumë është sepse ne do të na duhen makineri dhe mjete shumë herë më të mira për të luftuar të gjitha këto sëmundje që po shfaqen në ditët e sotme”, shprehet ai.
“Ka shumë mënyra dhe rrugë për të arritur suksesin, por nëse shkenca ju kap… ky është momenti ku do t’ju vijnë shumë mundësi. Sa më shumë që të dini rreth shkencës aq më shumë do të kuptoni se çfarë mundësish do t’ju paraqiten në të ardhmen“.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.