Këshilla & Arsye

March 7, 2024 | 6:05

Bima e mrekullive, bekim i Zotit, lufton diabetin, kolesterolin, pagjumësinë dhe peshën

Shumë sëmundje mund të kurohen me anën e mjekësisë natyrore. Nëse kjo është dalluar në epokën e antikitetit, sot gjithnjë e më shumë ndjehet nevoja në kthimin e vëmendjes ndaj këtyre recetave për të reaguar në parandalimin e sëmundjeve.

dafine

Qartësisht janë elemente që kanë aftësi kuruese të mëdha: flasim për gjethet e dafinës, të njohura mirë si bekimi i Zotit.

Efektet përfituese të kësaj bime janë të shumta: ul tensionin, djeg yndyrnat, zvogëlon shanset për vuajtje nga diabeti dhe lufton pagjumësinë një herë e përgjithmonë.

Tradicionalisht, gjethet e dafinës janë përdorur si erëza, për të përmirësuar aromat në kuzhinë. Në të vërtetë, dafina është një bimë shumë e këndshme dhe përdoret në të gjithë botën. Atë e përdorin në gatime me përfitime të dobishme; si ilaç natyral me vlera të çmuara. Për më tepër, gjethet e dafinës gjenden kudo në natyrë dhe janë pa kosto.

Ju paraqesim një recetë natyrale me bazë gjethe dafine, përgatitur ekzaktësisht në rastet me hipertension, kolesterol të lartë dhe diabet, por edhe situata të tipit:

  • Grumbullim të lëngjeve
  • Simptoma dhe dhimbje menstruale
  • Kolesterol të lartë dhe trigliceride të luhatshme
  • Nivele të larta të glukozës
  • Kontraktim të muskujve dhe nyjeve
  • Probleme me tretjen
  • Dhimbje koke
  • Lodhje

Si përgatitet?

Doza përgatitet më mirë në një shishe qelqi, pastaj vendoset në frigorifer duke qëndruar për disa ditë. Nëse preferoni ta pini të nxehtë, mund ta ngrohni atë. Gjithashtu mund ta pakësoni dozën për atë që dëshironi të konsumoni në moment. Sasia e rekomanduar ditore është një gotë uji.

Përbërësit

30 gram gjethe dafine

2 litra ujë

caj

Përgatitja e çajit kurativ natyror është shumë e thjeshtë. Mjafton të mbushni tenxheren me ujë dhe ta vini të vlojë. Kur vlimi të ketë arritur nivelin e lartë, shtoni gjethet e dafinës, dhe lërini të pushojë për disa minuta, në mënyrë që të gjithë ushqyesit e gjetheve të çlirohen. Pas 6 deri në 10 minuta, tenxherja mund të hiqet nga zjarri dhe lëngu të lihet të ftohet. Mandej zbrazeni lëngun në një shishe qelqi dhe pasi të ftohet vendoseni në frigorifer.

Çasti më i mirë për ta përftuar këtë lëng është mëngjesi herët ose para gjumit në mbrëmje.

Ideale është konsumi i një gote në ditë për dy muaj rresht. Ka persona që e bëjnë rregullisht këtë gjë, pa ndarë periudha të caktuara.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Spazio Donna Magazine

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top