Lifestyle

May 16, 2017 | 10:27

Bimët që shmangin energjitë negative

Bimët, përveçse japin freski në shtëpi, japin edhe shumë energji pozitive. Megjithatë disa bimë kanë një kapacitet më të madh për të promovuar energji pozitive dhe të na japin çdo ditë një ndjenjë të mirëqenies, duke mbajtur larg energjinë negative.

1

Succulent

Janë të bukura dhe shërbejnë si bimë dekorative në dhomat e shtëpisë apo zyrë. Këto janë bimë që kërkojnë kujdes të veçantë për t’u mbajtur dhe thuhet që posedojnë aftësinë për të shmangur zilinë, persona me qëllim të keq, hipokritët.

Mente

Përveç të qenit një bimë me përfitime të shumta shëndetësore, mentja prej kohësh përdoret për t’u mbrojtur kundër syrit tw keq. Ajo njihet si bimë e mirëqenies dhe, përveç kësaj, sjell prosperitet ekonomik.

Bambu

Bambuja është në modë për dekorimin e shtëpisë. Përveçse i jep një pamje të sofistikuar sallonit, ajo është bërë popullore edhe për shkak se  është në gjendje të tërheqë energjitë pozitive. Bambuja ofron pastërtinë, transparencën dhe jetën. Mbajeni këtë bimë në shtëpi për t’ju sjellë një ndjenjë të rehatisë, të qetësisë dhe larg zilisë.

Jasemin

Jasemina është e dobishme për marrëdhëniet shpirtërore. Duhet mbajtur në vende ku kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj. Ajo tërheq energjinë e mirë për të forcuar marrëdhënien dhe romancën.

Rozmarinë

Rozmarina është një bimë me përfitime të mëdha mjekësore e përdorur në kohët e lashta. Në një nivel shpirtëror, kjo bimë është e njohur për aftësinë e saj për të tërhequr dashurinë e sinqertë dhe besnikërinë e atyre që na rrethojnë.

Nenexhik

Nenexhiku është një bimë me veti të shumta mjekësore të cilat ne mund t’i gëzojmë në çdo kohë. Prania në shtëpi, jo vetëm që do të jetë një aleat i madh për shëndetin, por gjithashtu do të inkurajojë ndjenjë të mirë në çdo mjedis. Është thënë se nenexhiku lufton energjitë e këqija dhe ndihmon për të luftuar pagjumësinë. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e komunikimit në shtëpi.

Timo

Timo është një bimë që është përdorur që nga kohët e lashta për të pastruar hapësirat nga negativiteti. Kjo është konsideruar si bimë pastrimi, sepse neutralizon energjitë negative, duke shmangur të këqijat dhe nxitur vetëbesimin.

Aloe Vera

Kjo është një bimë që përdoret në ritualet kundër fatit të keq dhe zilisë. Nëse, ajo thahet, thuhet se ka absorbuar energjitë e këqija, duke na mbrojtur prej tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top