Lifestyle

January 12, 2017 | 13:05

Binjaket e ndara pas lindjes, takohen pas 10 vitesh (VIDEO)

Këto dy binjake identike nga Kina ishin ndarë nga njëra-tjetra sapo kishin lindur, pasi u birësuan nga dy familje të ndryshme. Pas 10 vitesh Audrey Doering nga Wisconsin dhe Gracie Rainsberry nga Washington kanë gjetur njëra-tjetrën. Në përqafimin midis motrash ka pasur lot gëzimi për ribashkimin.

“Ndjeja se kisha humbur diçka, tashmë jam e plotësuar’’, tha Audrey.

Jennifer Doering, nëna e Audrey-t, teksa hulumtonte për të kaluarën e vajzës së saj zbuloi një fëmijë që kishe ngjashmëri identike me të.

Përmes mediave sociale ajo ka mundur ta gjejë fëmijën dhe pasi kryen testin e AND-së rezultoi se Gracie dhe Audrey ishin binjake identike.

Gracie dhe Audrey, të cilat më parë kanë folur nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave video, kanë zbuluar edhe ngjashmëri të tjera të personalitetit të tyre, përveç paraqitjes fizike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top