Për shumicën e njerëzve, një pushim kafeje është një shans për t’u çlodhur. Por për këto motra binjake, është vetëm një tjetër mundësi për të demostruar aftësitë e tyre.
Alina dhe Emilija Wellbrock, 24 vjeç, kanë realizuar një set fotografik teksa po i gëzoheshin një çai në kuzhinën e apartamentit të tyre në Hamburg, Gjermani.
Fotograf Carsten Thun tha se imazhet janë shkrepur ‘pa planifikim’.
“Për fat të mirë kisha aparatin me vete për të fotografuar në çast këta vajza të bukura”, thotë ai.
Thun, i cili shpesh fotografon kërcimtarë në mjedise të pamundura, ka shkrepur një sërë fotografish provokuese të motrave Wellbrock që demonstrojnë fleksibilitetin dhe teknikën e tyre në shtëpi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.