Ne jemi çfarë hamë! Kjo sentencë e ngulitur tanimë nga shumë deklarata mjekësh të përgjithshëm, nutricionistë apo dietologë, na është shndërruar në një refren të rëndësishëm të jetës si konsumatorë. Sepse ushqimi është i pari! Sa herë shpenzojmë për të ngrënë, priremi të shikojmë për së pari fletën e garancisë, datën e skadencës dhe vlerat e produkteve.
Në Shqipëri, në disa raste, ka një tendencë pabesueshmërie, e cila me të drejtë na bën të dyshojmë apo testojmë prodhime të ndryshme. Që të kemi ushqim të sigurtë në tavolinë, kontrolli duhet të fillojë që në fermë, tek kafsha dhe prodhimi bujqësor. Për këtë funksionon një institucion publik që merr masat e duhura. Prej 5 vitesh ekziston një laborator diagnostikues jo publik, i cili “u merr erzin” subjekteve për çdo produkt që lipset nevoja të certifikohet përpara se të dalë në treg. E për ta marrë këtë dokument të rëndësishëm, duhet jo pak, por një analizë e mirëfilltë laboratorike, e cila duhet të garantojë vlerat e duhura për konsumimin e prodhimit që do shpërndahet në tregje.
Laboratori BIO-V operon në fushën veterinare dhe agro-ushqimore, duke dhënë garancinë e 87 provave të akredituara në fushën e diagnozës së sëmundjeve në kafshë, kontrollin mikrobiologjik të ushqimeve dhe ujin për njerëz dhe kafshë. Me zgjerimin e fushës së akreditimit për të kryer analiza laboratorike në përputhje me standardin ISO 17025, BIO-V konfirmon edhe njëherë kompentencën që ka. Kjo qendër e madhe diagnostikuese ndodhet në zonën e Kombinatit, fare pranë njësisë administrative 6. E konceptuar në 2 kate, godina e organizon aktivitetin laboratorik sipas fushave kryesore teknike, me një simetri në ndarjen e ambienteve laboratorike sipas analizave specifike.
Analizat për produktet shtazore dhe ushqimore kryhen për të gjithë sipërmarrësit e ofruar nga e gjithë republika. Një interes në rritje sipas mjekëve të laboratorit, i cili ka në fokus tregun ndërkombëtar. Laboratori BIO-V përmbush misionin e tij duke analizuar kampionët dhe raportuar rezultatet në kohë, me cilësi, saktësi dhe besueshmëri të lartë.
Strategjia kryesore e Laboratorit BIO-V është që të ofrojë shërbimin më të mirë për fermerë dhe veterinerë, biznese, duke ofruar vlera superiore të bazuara në përvojën dhe njohuritë laboratorike, përkushtimin për ruajtjen e cilësisë, përdorimin e teknologjisë bashkëkohore, dhe besueshmërisë së rezultateve laboratorike. Laboratori BIO-V sh.p.k është i akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) sipas standardit SSH EN ISO 17025:2006.
Laboratori BIO-V jep rezultate të sakta, të shpejta dhe me kosto të ulët. Ai është i organizuar në tre laboratorë:
DIAGNOZA E SËMUNDJEVE NË KAFSHË
Me shërbimet e tij bën përcaktimin e diagnozës së sëmundjeve infektive në kafshë:
- Analiza molekulare për zbulimin e shkaktarit të sëmundjes në kafshë
- Analiza bakteriale dhe parazitare
- Analiza serologjike për zbulimin e shkaktarit në gjak apo nivelin antikorpal kundrejt një infeksioni të caktuar
- Ekzaminim post-mortem
MIKROBIOLOGJIA E USHQIMIT
Analiza mikrobiologjike mbi produktet e zinxhirit ushqimor, dhe të ujit si më poshtë:
- Analiza mikrobiologjike të qumështit dhe produkteve të tij
- Analiza mikrobiologjike të mishit dhe produkteve të tij
- Analiza mikrobiologjike të peshkut dhe produkteve të tij
- Analiza mikrobiologjike të vezëve dhe produkteve me bazë veze
- Analiza mikrobiologjike të uji dhe lëngjeve
- Analiza mikrobiologjike te sipërfaqeve të ndryshme
CILËSIA E USHQIMIT
- Analiza fiziko-kimike të qumshtit, mishit, peshkut, vezëve dhe nëprodukteve të tyre
- Analiza fiziko-kimike të miellit, drithërave, bukës, prodhimeve të brumit, pastave dhe ëmbëlsirave
- Analiza fiziko-kimike të vajit të ullirit, vajit vegjetal, mjaltit dhe kafes
- Analiza fiziko-kimike të ujit dhe pijeve alkoolike ose joalkoolike
- Analiza fiziko-kimike të ushqimeve të konservuara
- Analiza fiziko-kimike të bimëve mjeksore, çajrave, farave dhe frutave të thata.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.