Mirëqenie

November 19, 2019 | 8:40

BioFood Pharmacy / Rruga drejt një shëndeti më të mirë

Në kohët moderne që po jetojmë hasemi çdo ditë me fjalët: bio, organike, suplemente, super-ushqime, e shëndetshme… e kështu lista vazhdon. Në morinë e informacioneve shpesh edhe në kundërshti me njëri-tjetrin, njerëzit më të drejtë ndihen konfuzë.

Për këtë arsye, BioFood Pharmacy ka si qëllim parësor, edukimin e klientit dhe ofrimin vetëm të produkteve absolutisht më të përzgjedhura në tregun ndërkombëtar.

Bio Food Pharmacy përfaqëson një koncept të ri dhe modern të parafarmacisë, që fokusin kryesor e ka tek ofrimi i një game të plotë produktesh për shëndetin dhe mirëqenien në tërësi. Ne e besojmë fort se të parandalosh është më mirë se të kurosh, prandaj BioFood është konceptuar në hyrje të saj të përballë klientin me produkte ushqimore organike : mjaltë nga lule të ndryshme, fruta të thata, erëza, shumëllojshmëri çajrash bimore, produkte për të plotësuar nevojat specifike si lactose-free, gluten-free. Prodhime BIO të certifikuara me vulën evropiane (CE) të sigurisë dhe garancisë.

Duket si një vend magjik këndi i “super-ushqimeve” dhe i tillë është vërtetë. Aty do të gjeni gjithçka ju nevojitet : spirulina, moringa, hibiskus janë vetëm disa prej pluhurave magjikë, që bëjnë mrekulli për mirëqenien e organizmit. Duke vazhduar më tej, përpara syve na shfaqen produktet e kujdesit për lëkurën, linja të dedikuara për foshnjat, linjat më të mira për meshkuj e femra. Duket se këtu plotësohet vërtet filozofia e mirëqenies totale, që fillon së brendshmi e rrezatohet së jashtmi.

Kur mendon se i ke gjetur të gjitha ato që të duhen e afrohesh drejt banakut, nuk mund të mos tërheqin vëmendjen dy rafte të hapura me produkte, të cilat me dizajnin e tyre minimalist thërrasin fort: CILËSI & LUKS – MADARA ORGANIC SKINCARE. E nëse afrohesh me hezitim, ai zbehet shpejt nga shpjegimi entuziast i vajzave në BioFood Pharmacy, të cilat të shpjegojnë me detaje për brand-in MADARA, për të cilin bindesh me provën e parë për cilësinë dhe surprizohesh për mirë që luksi që përfaqëson në fakt është i prekshëm për të gjithë. Këto ishin cilësitë që themeluesit e BioFood Pharmacy spikaten tek MADARA dhe u përpoqën fort për ta patur si ekskluzivitet distribuimin në Shqipëri, si një produkt që i mungonte tregut tonë.

BioFood Pharmacy aspiron të rrisë gamën me të tilla produkte cilësore në vazhdim, për t’i ofruar klientëve gjithçka i nevojitet për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Trupi juaj është tempull, trajtojeni atë me produktet më të mira!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top