Dëshmi

July 6, 2021 | 8:45

“Bir ktheji sytë nga mua!”, nëna i bën thirrje të birit të kujtohet për të

Haxhire Gurakuqi, nëna e vetmuar në strehën e të moshuarve i bën thirrje të birit t’i ktheje sytë nga ajo. Konfliktet në familje bënë që Haxhireja të siguronte vetë qiranë, ushqimet e nevojat bazike për 20 vite, ndërsa para 1 viti e më shumë trokiti në derën e një institucioni privat  për të moshuar për të kaluar vitet që i kanë mbetur.

Nuk dëshiron të japë shumë detaje, por me fjali të shkurtra thotë se jeta është një luftë e pafituar dhe shpreson që i biri ta takojë një ditë. Gjatë intervistës për emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula, Haxhireja thotë se e fal djalin që e ka rritur e vetme që 7 vjeç. Haxhirenë e lamë me kokën nga dera e shpresën se do e shohë qoftë e dhe një herë të vetme të birin.

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top