Kur keni dhimbje koke, për shembull, zgjidhja e vetme duket se është një ilaç analgjezik. Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë. Sipas një studimi të botuar në The Journal of Pain, dy gota birrë mund të ishin më efektive se qetësuesi. Studiuesit e Universitetit të Greenwich kanë zbuluar se konsumimi i dy gotave birrë reduktojnë dhimbjen. Rritja e përmbajtjes së alkoolit në gjak, me rreth 0.08% lejon trupin të mos e rrisë pragun e dhimbjes, duke ulur në mënyrë të moderuar intensitetin e dhimbjes së perceptuar.
Studiuesit shpjeguan: “Rezultatet sugjerojnë që alkooli është një analgjezik efektiv që ofron lehtësim të rëndësishme në pikat ku dhimbja është me intensitet të lartë. Kjo mund të shpjegojë abuzimin me alkoolin tek personat që kanë dhimbje të vazhdueshme, pavarësisht nga pasojat që has shëndeti në planin afatgjatë”.
Megjithatë nuk është e qartë nëse alkooli zvogëlon ndjesinë e dhimbjes sepse ndikon në receptorët e trurit ose sepse ul tensionin dhe qetëson. Dr. Trevor Thompson, i cili drejtoi studimin në Universitetin Greenwich në Londër, u shpreh: “Alkooli mund të krahasohet me ilaçe të opiumit, si kodeina dhe efekti është më i fuqishëm se paracetamoli”.
Sidoqoftë, edhe ekspertët janë të prirur të sqarojnë se rezultatet e studimit të ri nuk duan të tregojnë se alkooli është një mënyrë e mirë për të promovuar shëndetin dhe ritheksojnë se në një afat të gjatë efektet e konsumit të alkoolit janë absolutisht të dëmshme.
Burimi / https://www.huffingtonpost.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.