Nëse pini një birrë dhe më pa ndjeheni në faj është koha t’iu themi se nuk duhet të ndiheni më kështu. Një studim shkencor ka treguar se birra mund t’ju bëjë të humbni deri në 5 kilogramë.
Ja se si:
Sipas nutricionistes María Astudilla, autore e librit The ALEA diet, birra sjell përfitime të mëdha shëndetësore. Nga njëra anë, pirja e birrës ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, jep shkëlqim në flokë dhe redukton dhimbjet e trupit. Nga ana tjetër, nëse konsumoni çdo ditë një gotë prej 500 ml birrë të ftohtë, mund të humbni 5 kg në muaj.
Birra përmban xanthohumol, një substancë e cila rrit konsumin e oksigjenit dhe normën metabolike, e cila ju lejon të humbni peshë. Për të arritur këtë qëllim është e nevojshme të zvogëlohet konsumi i yndyrave, miellit dhe karbohidrateve, përndryshe merret rezultati i kundërt. Në këtë mënyrë ne mund t’ju sigurojmë se ju do të humbni peshë me këtë pije. Megjithatë, duhet të mbahet mend se pijet alkoolike duhet të konsumohen me moderim.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.